Vrasja e Martin Canit, kontradikta e zëdhënësit të policisë: Kemi vetëm një autor me thikë

Vrasja e Martin Canit, kontradikta e zëdhënësit të policisë: Kemi vetëm një autor me thikë

Gent Mullai

Zëdhënës i Policisë së Shtetit, Gent Mullai, në një lidhje ‘Skype’ për ‘Kafe Shqeto’ thotë se Policia e Shtetit i qëndron deri në fund deklaratës që ka dhënë lidhur me ngjarjen tragjike u mbeti i vrarë 14-vjeçari Martin Canaj.
Ai deklaron se autor i krimit është vetëm një person dhe sipas tij nuk ka person të dytë ashtu siç u përfol në media.
‘Së pari më lejoni të ju sqaroj që deklarata që ka dhënë policia e shtetit i qëndron deri në fund e nuk ka asnjë dyshim.Ne kemi thënë që nga dita e parë e deri më sot, që nga tërësia e veprimeve hetimore që ka kryer Policia e Shtetit në drejtimin e prokurorisë, rezulton se kemi vetëm një autor që ka goditur me thikë viktimën e shokun e viktimës.
Nuk kemi autor të dytë me thikë, ne këtë kemi thënë që kemi sekuestruar pamjet e kamerave që janë ndodhur përreth dhe kemi marrë dëshminë e të gjithë atyre personave që kanë qenë të pranishëm e dua të ju informoj që pas ditës së djeshme është kryer edhe ballafaqimi i kushërit të Luisit me të dhe ka rezultuar se kushëriri i tij ka deklaruar se shtetasi i cili ka pasur thikë, nuk ka pasur thikë me vetë.Janë kryer edhe ekspertizat e plagëve dhe ka rezultuar se deri në këto moment nuk kemi autor të dytë me thikë.
Nuk kemi përjashtuar asnjë gjë që kemi thënë e të gjitha veprimet që janë kryer deri më sot del në këtë përfundim.
Nuk duhet të keqkuptojmë sqarimin e dinamikës dhe pozicionimin tonë, sepse duhet sikur ne po mbrojmë autorin’., tha Mullai.
Të gjendur nën presionin e opinionit publik për manipulimin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, drejtues të policisë së shtetit dhe Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha kanë shtuar presionin ndaj kujtdo që ka ngritur zëri për fshehjen e një bashkëpuntori në krim.
Deklaratat që dukshëm kanë qenë të koordinuara me njëra-tjetrën, vijnë në një moment kur prindër të nxënësve të shkollës Fan Noli, qytetarë të shqetësuar për situatën në shkolla, por edhe disa elementë të opozitës dolën në protestë për të kërkuar një menaxhim më të mirë të sigurisë dhe rendit.
Në këto protesta kanë marrë pjesë edhe prindër dhe familjarë të viktimës, Martin Canit që kanë falenderuar qytetarët për solidaritetin.
Sipas fëmijës së plagosur, në krim morën pjesë tre persona, mes tyre një i rritur dhe një tjetër bashkëmoshatar, përveç të arrestuarit M.Përlleshi. Ky djalë tjetër është identifikuar si K.Bekaj dhe sipas Luis Meçes ai ka qëlluar me thika.
“Di që është bashkëmoshatar i jonë. Unë dua të vinë e të bëjnë ekspertizën mjekoligjore për ta kuptuar të gjithë që kam plagë nga dy thika të ndryshme” ka thënë Luis Meçe.policia vrasja e martin canit
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente