Vrasja e Martin Canit, del akt-ekpertimi i thikës së përdorur; ka dy gjurmë ADN-je
Ka dalë rezultati i akt ekspertimit të thikës së përdorur në vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Në thikë, nga gjurmët e gjakut u zbuluan dy profile ADN.
Një prej profileve të ADN përputhet me viktimën Martin Cani ndërsa profili i dytë përputhet me profilin e personit të plagosur, Luis Meçja.
Ngjarja ndodhi pak metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, ku pas një sherri që dyshohet se kishte nisur disa ditë më parë,Mario Përlleshaj, ka goditur disa herë me thikë Martin Canin, plagë të cilat i morën jetën.
Pas ngjarjes, në rrjetet sociale janë shpërndarë disa foto të autorit, i cili pozon “me krenari” pas krimit, teksa shfaqet i ulur në sediljen e pasme të një mjeti.
Në foto ai tregon edhe dorën e tij të gjakosur e të fashuar, pasi është lënduar gjatë sulmit.
Po ashtu kanë qarkulluar edhe foto të thikës me përmasa të mëdha, me të cilët dyshohet se ka kryer aktin e rëndë.
Autori i dyshuar, i cili gjatë sherrit u vetëplagos me thikë në parakrah ndodhet në institutin e të miturve në Kavajë, në masën “Arrest në burg”, të cilën e ka animuar në Apel me pretendimin se vrasja ndodhi për vetëmbrojtje.
Pas dyshimeve të 14-vjeçarit të palgosur Luis Meçja, se autori i krimit nuk ishte vetëm një, policia ka hedhur dritë mbi ngarjen.
Përmes një komunikate zyrtare, Policia ka se nga hetimet dhe provat e administruara, përfshirë pamjet filmike, rezulton se autor është vetëm një.
Pas plagëve të marrë nga goditaj me thikë, 14-vjeçari Luis Meçja është nisur për të marr një kurim më të specializuar në Itali, pasi u godit 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri.
vrasja e martin canit
Burimi