Vrasja e 14-vjeçarit, mjeku zvarrit dorëzimin e epikrizës së autorit
👁1150
Për herë të dytë prej të hënës një grup i përbërë nga pesë persona dhe që janë komision i ngritur me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, kanë shkuar në spitalin privat ku mbahet i mituri me iniciale M.P., i dyshuar për vrasjen e Martin Canit.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se një ditë më parë mjeku privat i ka zvarritur ekspertët dhe nuk ua ka dorëzuar epikrizën e 14-vjecarit që mbahet nën masë arresti me burg.
Prej orës tetë të mëngjesit bëhet me dije se komisioni i burgjeve që duhet të tërheqë epikrizën dhe të vendosë gjendjen e tij nëse duhet dërguar apo jo në institut të të miturve në Kavajë vazhdon të jetë në ambientet e spitalit.
Burimi