![Vllaznia me merkaton e bllokuar nga FIFA, shkodranët bëjnë goditjen ‘big’](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/12/vllaznia-me-merkaton-e-bllokuar-nga-fifa-shkodranet-bejne-goditjen-big_6772f34f3dd33.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Vllaznia me merkaton e bllokuar nga FIFA, shkodranët bëjnë goditjen ‘big’
Klubi i Vllaznisë vazhdon të bëjë afrime në merkato, ndonëse ka të bllokuar transferimet e futbollistëve nga FIFA për shkak të detyrimeve të prapambetura ndaj lojtarëve dhe ish-lojtarëve.
Pas Serjan Repajt, kuqeblutë kanë zyrtarizuar sot edhe firmën me Alfred Mensah, ish-sulmuesin e Skënderbeut dhe Partizanit, i cili në pjesën e parë të sezonit aktivizohej me Ballkanin në Kosovë. Ai do të ketë një kontratë 6-mujore, me të drejtën e rinovimit edhe një tjetër sezon nëse palët bien dakord.
Njoftimi i Vllaznisë:
KF Vllaznia ka kënaqësi të njoftojë firmosjen e kontratës me futbollistin Alfred Mensah. Sulmuesi 25 vjeçar në gjysmën e parë të sezonit ka qenë pjesë e FC Ballkanit dhe nga dita e sotme zyrtarisht është pjesë e skuadrës tonë.
Me të, klubi ka firmosur një kontratë 6 mujore me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër.
vllaznia alfred mensah ish-sulmuesi i partizanit dhe skënderbeut
Burimi