Vidhnin të dhënat e amerikanëve dhe i shisnin në internet, Karamuço jep detaje për operacionin e përbashkët SPAK-FBI
Ditën e sotme SPAK në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës dhe FBI-në, finalizuan operacionin e koduar “RYDOX”, ku u arrestuan 3 persona pasi shisnin të dhëna personale të qytetarëve amerikanë.
I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi se finalizimi i këtij operacioni, është një arritje shumë e rëndësishme e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Karamuço theksoi se krimet kibernetike nuk njohin kufi, teksa shtoi se SPAK ka pasur bashkëpunim me partnerët amerikanë.
“Një arritje shumë e rëndësishme e bashkëpunimit ndërkombëtar. Krimet kibernetike nuk njohin kufi. Këta punojnë me VPN, që vendndodhjen e tyre e shesin sikur janë diku tjetër. Është mbajtur nën vëzhgim. Ka pasur një bashkëpuinim shumë të ngushtë me partnerët tanë amerikanë dhe ka ndodhur kjo. Këtu flitet për shtetas amerikanë të cilëve iu janë vjedhur të dhënat. Ka një alarm të madh në SHBA këto kohë, krimi i organizuar aty, ka modifikuar disa aparate, që lexojnë në distanca të afërt kartat e kreditit, RFID. Janë me radiofrekuencë. T’i merr të gjitha të dhënat e kartës që ka një person në 10-15 centimetra dhe i shesin online. Një nga veprimtarë ka qenë edhe kjo. Shitja në treg të zi. SPAK është komponent shumë i rëndësishëm. Është fuqizuar shumë me aparatura të reja”, tha Karamuço.
Burimi