“Vettingu i politikanëve është i domosdoshëm”, Gjikondi: E kanë bërë drejtësinë vegël të tyre
Brizida Gjikondi
Juristja Brizida Gjikondi ka deklaruar se vettingu i politikanëve shqiptarë është shumë i domosdoshëm, madje më shumë se ai gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Ajo ka theksuar se politikanët kanë kapur dhe shantazhuar drejtësinë shqiptare dhe e kanë bërë vegël.
Sipas Gjikondit, mazhoranca nuk duhet t’i bjerë gjoksit me grusht, që bëri vettingun e klasës së drejtësisë shqiptare, por të fillojë vettingun nga vetja.
“Krahu i Alibeaj ka pasur një iniciativë që unë e kam mbështetur, sepse nuk ka të bëjë se kush e ofron një iniciativë, por ka të bëjë thelbi dhe morali i asaj iniciative, siç ka qene vettingu i politikanëve shqiptarë. Për mendimin tim është shumë i domosdoshëm. Madje më i domosdoshëm se i gjyqtarëve dhe prokurorëve, sepse ka qene kjo klasë politike që ka kapur dhe shantazhuar drejtësinë shqiptare dhe e ka çuar në vegël të saj.
Mendoj që këtë inciativë mund të marrë vetëm mazhoranca, e cila në rast se do e bën, në rast se do e bllokon. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet vërtetë që të kemi prova, që mazhoranca mos t’i bjerë më gjoksit me grusht, që bëri vettingun e klasës së drejtësisë shqiptare, gjyqtarët dhe prokurorët, por të fillojë vettingun nga vetja dhe më pas ta kërkojë te të tjerët. Unë mendoj që kjo është imediate, sidomos me këtë sagë të madhe korrupsioni që kjo klasë politike po përballet përpara SPAK-ut”, tha Gjikondi pë “Abc News”.
Burimi