Veprim procedural apo indice për autorët e ‘Dobraçit’? Eksperti Softa zbulon detaje nga aksioni i RENEA-s në Shkodër!

Veprim procedural apo indice për autorët e ‘Dobraçit’? Eksperti Softa zbulon detaje nga aksioni i RENEA-s në Shkodër!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka dhënë detaje lidhur me aksionin e sotëm që forcat RENA bënë në Shkodër me urdhër të SPAK.
Në një intervistë për “Report Tv”, Shkodra u cilësua nga eksperti Softa si ‘kryeqendra e krimit” në Shqipëri. Për Softën, problem janë bashkëpunimet e këtyre grupeve kriminale dhe mbrojtja që kanë, deri në politikë dhe Polici, kurse për Leklin operacione të tilla i japin qetësi qytetarëve për sigurinë.
“Është një veprim ndoshta procedurial për shkak të vrasjes me 4 viktima në Dobraç, ose edhe mungesa e kompetencës nga Shkodra dhe marrjes nga SPAK, procedurë e verifikimit të personave që mendohet se janë përfshirë në ngjarje, ose të dhëna e dyshime të tjera që mund të jenë lidhur me këta persona, si rasti i tre vëllezërve. Ose dhe rasti i mjeteve të blinduara. Si ka mundësi që kanë hyrë këto mjete të blinduara dhe nuk janë evidentuar. Këto mjete janë marrë për shkak të lëvizjeve, aktiviteteve, hasmërive, konflikteve mes grupeve. Por kjo tregon dobësinë e policisë kufitare dhe shërbimeve të tjera për t’i dalluar dhe kontrolluar. Kjo tregon se të gjitha këto grupe kanë dhe mbajnë armë dhe si ka mundësi nuk janë kontrolluar banesat më parë”, u shpreh Softa.
Më tej ai theksoi se ka arsye pse organizatat kriminale mbajnë armë dhe lëvizin me mjete të blinduara, pasi nuk janë vetëm konfliktet, por edhe hakmarrja dhe aktiviteti i paligjshëm si trafiqet dhe vetëmbrojtja.
“Ka dy mënyra për mbajtjen e armëve, një për atentate dhe krime dhe tjetra për vetëmbrojtes. Pamë edhe rastin kur personi qëllohet pa hyrë në makinën e blinduar, si në Athinë. Armët shërbejnë edhe për ekzaminim për të zbuluar ngjarje të tjera dhe ekzaminimi do zbulojë a janë përdorur apo jo, psh. për të zbuluar atentate të vjetra, edhe pse në shumicën e rasteve ato digjen pas atentatit. Por mund të gjenden të dhëna për ngjarje të vjetra. Po kështu procedimet dhe përgjimet e kryera nga hetuesit dhe që mund të çojnë te zbardhja”, u shpreh eksperti.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente