Vari “këpucët në gozhdë” në moshën 40 vjeçare, Reali nderon Iniestën me një mesazh emocional
Andres Iniesta la futbollin e luajtur në moshën 40-vjeçare. Pavarësisht se ish-mesfushori që ka kontribuar për Barcelonën ka qenë një kundërshtar për shumë vite me Realin e Madridit, klubi i “Los Blancos”, ka bërë një postim në rrjetet sociale.
Në postimin e klubit madrilen, thuhet se ai është një nga legjendat e futbollit botëror dhe do të jetë në mendjen e të gjithë tifozëve spanjollë, sidomos për golin në finalen e Botërorit të vitit 2010, që i dha trofeun Spanjës.
“Duke pasur parasysh njoftimin e Andres Iniestës për tërheqjen e tij nga futbolli si lojtar profesionist, klubi i Realit të Madridit, presidenti dhe Bordi i Drejtorëve të tij duan të tregojnë mirënjohjen, admirimin dhe dashurinë e tyre për një nga legjendat e mëdha të futbollit spanjoll dhe futbollit botëror.
Andres Iniesta ka kontribuar në futboll, dhe vlerat e tij për të rritur këtë sport shkojnë përtej titujve të shumtë të fituar gjatë karrierës së tij. Goli i tij ikonë në finalen e Kupës së Botës në Afrikën e Jugut në vitin 2010 do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e të gjithë tifozëve spanjollë. Reali i Madridit i uron atij dhe gjithë familjes së tij fat të mirë në këtë fazë të re të jetës së tij.”, – shkruan Reali.
andres iniesta ish-mesfushori i barcelonës reali i madridit
Burimi