Uzuni protagonist absolut me Granadën, përmbys rezultatin me dy gola dhe vendoset në krye të golashënuesve (Video)
👁1262
Ambientimi i Myrto Uzunit tashmë në Spanjë është bërë mëse normal. Sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk ndalet dhe para pak minutash është bërë sërish protagonist për Granadën.
29-vjeçari kuqezi ka arritur të përmbysë rezultatin ndaj Kartagjenas brenda pjesës së parë. Myrto Uzuni arriti të barazonte menjëherë pas golit të miqve në minutën e 12.
Megjithatë, sulmuesi shqiptar nuk u ndal me kaq dhe arriti të përmbyste gjithçka në minutën e 27. Me dy golat e shënuar momentalisht, Myrto Uzuni ngjitet në krye të golashënuesve në kampionat me 13 rrjeta të prekura.
myrto uzuni sulmuesi kuqezi granada
Burimi