Ukraina “tërhiqet” nga territori rus: Nuk duam të aneksojmë Kurskun

Ukraina “tërhiqet” nga territori rus: Nuk duam të aneksojmë Kurskun

Zelensky dhe Putin

Ukraina nuk po përpiqet të aneksojë territoret ruse. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, duke iu referuar operacioneve ushtarake që kanë vazhduar për një javë në rajonin Kursk të Rusisë.
Zyrtari i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës vuri në dukje se ushtria e Kievit nuk mund të godasë me armët me rreze të gjatë dhe për ketë arsye po përpiqet vetëm të shtyjë armikun sa më larg kufirit të saj. 
“Ukraina nuk dëshiron të aneksojë asnjë territor në rajonin e Kurskut, por dëshiron të mbrojë jetën e qytetarëve të saj. Sa më shpejt që Rusia të pranojë të rivendosë një paqe të drejtë, aq më shpejt do të ndalen inkursionet. Objektivat e vetme janë objektet ushtarake dhe personeli ushtarak rus. Sulmi jonë pengon Rusinë të lëvizë njësi të mëtejshme në rajonin e Donetsk dhe ndërlikon logjistikën e saj ushtarake”, tha Heorhii Tyhiy, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës.
Ndërkohë Bloomberg, ka bërë të ditur nga burime ekskluzive të zyrtarëve ushtarak të Ukrainës, se kjo e fundit e kishte planifikuar sulmin ndaj Rusisë prej disa kohës por informacionin e saj nuk e ka ndarë më asnjë nga vendet partnere të Bashkimit Europian por vetëm me Shtetet e Bashkuara. Mosbesimi ukrainas e ka një arsye.
Media e njohur britanike The Telegraph ka bërë të ditur se, qeveria britanike nuk i ka dhënë Kievit dritën jeshile për të përdorur raketat ‘Storm Shadow’ në ofensivën në rajonin Kursk të Rusisë.
“Nuk ka pasur asnjë ndryshim”, ka thënë një burim qeveritar për Telegraph.
Gazeta kujton se gjatë vizitës së tij në Londër muajin e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri presion kryeministrit Keir Starmer për të hequr kufizimet e vendosura për përdorimin e raketave, të cilat kanë një rreze veprimi prej rreth 250 kilometrash.
Telegraph saktësoi se drita jeshile nga Parisi është e nevojshme për përdorimin e këtyre raketave, pasi ato prodhohen në Francë. Nga ana e saj, Moska është e shqetësuar pasi beson se Ukraina mund të ketë në zotërim një “bombë të pistë” të pajisur me kimikate dhe mbetje biologjike. Një shqetësim të tillë e kanë bërë publike mediat ruse. ukraina putin
Burimi