Ukraina nuk ndalet, i “rrëmben” një tjetër qytet strategjik Rusisë

Ukraina nuk ndalet, i “rrëmben” një tjetër qytet strategjik Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky përmes një deklarate për mediat, bëri me dije se ofensiva e trupave ukrainase brenda territorit rus vijon të ketë rezultate të jashtëzakonshme dhe shtoi se tashmë ushtria ka marrë dhe kontrollin e plotë të qytetit Sudzha.
Lajmi u mbështet dhe nga komandanti Oleksandr Syrsky i cili raportoi çlirimin e qytetit të Sudzha nga duart e ushtrisë ruse.
Sudzha është strategjikisht e rëndësishme për ofensivën e ushtrisë ukrainase në Kursk. Qyteti i vogël me rreth 5500 banorë është shtëpia e stacionit të fundit të transferimit të gazit rus që arrin në Evropë nëpërmjet Ukrainës.
Syrsky tha se ushtria kishte krijuar një administratë ushtarake në Kursk.
Ukraina sulmoi gjithashtu katër baza ajrore ruse me dronë dhe njoftoi se kapi 100 të burgosur rob. 
“Ne po krijojmë një zonë tampon për të parandaluar që Moska të godasë nga ai rajon”, tha Kievi.Edhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës konfirmoi se sulmoi katër fusha ajrore ushtarake në rajonet ruse të Kursk, Voronezh dhe Nizhny Novgorod natën e 13-14 gushtit.
Bastisja u krye nga njësitë e Forcave Ajrore dhe Forcave të Operacioneve Speciale në bashkëpunim me Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës dhe Inteligjencën e Mbrojtjes, saktësohet. Aeroportet e Khalino, Savasleyka, Borisoglebsk dhe Baltimore u sulmuan. Kievi thotë se avionët ushtarakë rusë, përfshirë avionët luftarakë-bombardues Su-34 dhe Su-35, janë të vendosur në baza të tilla. Forcat e Armatosura të Ukrainës saktësojnë se objektivat kryesore të sulmit ishin depot e karburantit, lubrifikantëve dhe armëve për aviacionin armik.volodymyr zelensky
Burimi