U vra në Ekuador/ Ergys Dashi trafikonte kokainë me Suel Çelën dhe Ervin Matën, humbi 4 mln euro ‘mall’ për 1 muaj

U vra në Ekuador/ Ergys Dashi trafikonte kokainë me Suel Çelën dhe Ervin Matën, humbi 4 mln euro ‘mall’ për 1 muaj

Biseda të shpeshta, Suel Çela ka zhvilluar edhe me Ergys Dashin. Ata diskutojnë për organizimin e disa ngarkesave me sasi të ndryshme kokaine, të cilat në disa raste janë kapur nga autoritetet në portet evropiane.

Suel Çela i shpallur në kërkim si koka e një grupi kriminal me lidhje në gjyqësor, polici dhe media, ka bashkëpunuar për trafikun e sasive të kokainës nga Amerika Latine me personazhe të njohur të botës së krimit si Ergys Dashi dhe Ervin Mata.
Voxnews.al ka zbardhur dosjen e SPAK mbi këtë grup kriminal që merrej përveç trafikut të kokainës, edhe me planifikimin e disa atentateve të bujshme në vend.
Nga komunikimet e aplikacionit “SKY ECC” rezulton se Suel Çela ka biseduar me Ervin Matën, i njohur i një prej trafikantëve më të mëdhenj të kokainës, aktualisht në kërkim. Mata e informon për një ngarkesë prej 188 pakosh, dhe “100%”, duke nënkuptuar pastërtinë e mallit.
Më pas Suel Çela, i njohur edhe si Marjus Lulaj, komunikon me Gazmend Dishën, të cilit i kërkon të investojë një pjesë të parave në ngarkesën e kokainës.

Biseda të shpeshta, Suel Çela ka zhvilluar edhe me Ergys Dashin. Ata diskutojnë për organizimin e disa ngarkesave me sasi të ndryshme kokaine, të cilat në disa raste janë kapur nga autoritetet në portet evropiane.

Ergys Dashi konsiderohej si një person me lidhje të forta me kartelet në Ekuador, ku edhe ishte rezident, dhe ku u ekzekutua në mënyrë mafioze në 22 janar të 2022-shit në Guayaquil të Ekuadorit.
Pak kohë përpara se të mbetej viktimë në atentat, në një prej bisedave të shumta që Dashi kishte zhvilluar në “SKY ECC” me Suel Çelën, ai zbulon se si brenda një muaji kishte humbur 4 milionë e gjysmë euro mall, pasi ngarkesat e dërguara ishin kapur në Holandë dhe Arabinë Saudite.

Ai thotë se këto “prova”, duke nënkuptuar dërgimin e ngarkesave për të provuar rrezikun e linjave të trafikut, i kishte kryer pa dijeninë e “bolit”, dyshohet duke iu referuar Ervin Matës./Voxnews

img 6320

img 6319

img 6322
Burimi