
U shpall fituese në raundin e parë, Le Pen thirrje francezëve: Na jepni shumicën absolute në fazën tjetër
👁1441
Udhëheqësja e Rally Kombëtare (RN) Marine le Pen është renditur e para në raundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme në Francë.
Duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve, Le Pen tha se francezët e kanë vendosur RN përpara dhe “pothuajse kanë fshirë” kampin e Macron.
Ajo gjithashtu bëri thirrje për një shumicë absolute në raundin e dytë të zgjedhjeve, në mënyrë që partia e saj të mund të “riparonte Francën dhe të rivendoste unitetin”.
“Asgjë nuk fitohet dhe raundi i dytë është vendimtar. Ne kemi nevojë për një shumicë absolute në mënyrë që Jordan Bardella të emërohet në tetë ditë kryeministër nga (Presidenti) Emmanuel Macron”, tha Le Pen.