U mbyt në liqenin e Banjës, gjendet trupi i pajetë i 30-vjeçarit
👁938
Policia ka bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 30-vjeçarit I.Brahimi.
Pas kërkimeve intensive, polumbarët e RENEA-s gjetën trupin e pajetë në ujërat e liqenit të Banjës, i cili dyshohet të jetë vetëmbytur. Ndërsa dyshohet se 32-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Trupi i tij do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës.
“Pas kërkimeve intensive, polumbarët e RENEA-s që asistuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, mundësuan gjetjen e trupit të pajetë të shtetasit 30 vjeç, në ujërat e liqenit të Banjës, i cili dyshohet të jetë vetëmbytur në liqen.
Vijojnë veprimet për dokumentimin e kësaj ngjarjeje”, njoftoi policia.