U kap në ‘shtëpi bari’, dënohet me burg 24-vjeçari shqiptar në Britani

U kap në ‘shtëpi bari’, dënohet me burg 24-vjeçari shqiptar në Britani

Jeton Metollari

Gjykata britanike ka dënuar me burg një 24-vjeçar shqiptar, i cili ishte arrestuar në muajin prill gjatë një operacioni anti-kanabis në Durham.
Sipas mediave britanike 24-vjeçari shqiptar Jeton Metollari u kap brenda banesës që ishte kthyer në ambient për kultivimin e kanabisit. Gjatë aksionit në banesë u gjetën më shumë se një mijë rrënjë kanabis.
Metollari ishte fshehur në një vrimë në mur ndërsa policia po ushtronte kontroll, në një moment ai doli dhe u dorëzua.
Gjithashtu gjatë aksionit të policisë në banesë u gjetën sasi të mëdha ushqimesh, alkool dhe produkte të tjera ushqimore, mesa duket për të siguruar një qëndrim të gjatë brenda.
Ndërsa në telefonin e 24-vjeçarit u gjetën video që tregonin se si mbillet dhe kultivohet kanabisi.
Gjykatësja e dënoi atë me 18 muaj burg dhe tha se i takon autoriteteve të Home Office të vendosin nëse do të dëbohet pas burgut.
 
 
 jeton metollari
Burimi