U kap me pistoletë me mulli në makinë, habit shqiptari në Angli: S’është e vërtetë, është për lojë

U kap me pistoletë me mulli në makinë, habit shqiptari në Angli: S’është e vërtetë, është për lojë

Një 36-vjeçar shqiptar është dënuar me 5 vite burg për armëmbajtje pa leje në Angli. Fatjon Sadikaj u ndalua nga policia angleze pasi po lëvizte në mënyrë të çuditshme në Chaddock Lane, Salford.
Efektivët dyshuan se shoferi ishte nën ndikimin e alkool-it ose drogës. 38-vjeçari nuk iu nënshtrua testit të frymëmarrjes dhe u arrestua me dyshimin se kishte ecur me automjet në gjendje të dehur.
Gjatë kontrollit, Sadikaj fillimisht i ka treguar policisë se ka një armë dhe teksa qeshte, sipas mediave vendase, ka thënë: “Nuk është e vërtetë, janë vetëm argëtim dhe lojëra”.
Oficerët gjetën një pistoletë me mulli ndërsa u arrestua për posedim të një arme zjarri. Sadikaj u shpall fajtor për posedimin e një arme zjarri dhe u dënua me 5 vite burg.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente