
“U hetuan për 6 muaj”, Anila Hoxha jep detaje si u zbulua grupi kriminal që trafikonte armë nga Kosova në Shqipëri
Një operacion i përbashkët mes autoriteteve të drejtësisë së Shqipërisë dhe Kosovës ka bërë të mundur shkatërrimin e një grupi kriminal që trafikonte armë, ndërsa janë lëshuar 14 urdhër-arreste.
Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje lidhur me aksionin. Hoxha raporton se janë përdorur agjentë të infiltruar që kanë kryer blerje të stimuluar.
Skuadra e përbashkët hetimore midis prokurorisë së Tiranës dhe Kosovës hetuan përgjatë 6 muajsh skemën e shitjes së armëve që dyshohen se silleshin nga Ferizaj.
Anila Hoxha e cila disponon dosjen raporton se pak muaj më parë u arrestuan katër shtetas në afërsi të një qendre tregtarë në Tiranë.
Pas kësaj hetimet e përbashkëta identifikuan se shtetasi nga Kosova Valter Osmani kishte krijuar një linje për shitjen e armëve dhe trafikun e tyre. Armët ka dyshime se silleshin në Shqipëri, të llojit Zoraki dhe shiteshin me çmime që nisin nga 900 euro.
Burimi