U gërvishtën makinat, sherr mes shoferëve në Tiranë; një person i plagosur

U gërvishtën makinat, sherr mes shoferëve në Tiranë; një person i plagosur

Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta në Tiranë.
Policia njofton se shkak i konfliktit ka qenë fërkimi i makinave, ndërsa sherri ka degraduar deri në dhunë fizike. 
Blutë bëjnë me dije se njëri nga personat e përfshirë është plagosur edhe është dërguar menjëherë në spital. Sipas policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj.
“Më datë 22.08.2024, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit për një fërkim mjetesh, janë konfliktuar me sende të forta shtetasit F. D., dhe M. B. Gjatë konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi F. D., i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Burimi