U arrestua sot nga SPAK, përgjimet e plota të BILD mes Vangjush Dakos dhe Astrit Avdylajt për blerje votash
Policia zhvilloi sot një aksion, në kuadër të së cilit u arrestua një personazh i njohur i botës së krimit, Astrit Avdylaj. Ai u shpall në kërkim në kuadër të aksionit të fundit të SPAK kundër bosëve të krimit, pasi dyshohet i përfshirë në disa ngjarje dhe plane për vrasje. Por Astrit Avdylaj u bë shumë i njohur në vitin 2019, pasi në përgjimet që dolën, bashkëpunonte me kryebashkiakun e atëhershëm të Durrësit, Vangjush Dako për blerje votash. “Pamfleti”, po risjell më poshtë artikullin e plot të BILD.
“Përgjimet e mëposhtme janë pjesë e përgjimeve zyrtare të dosjes 339/1 2017 të zyrës së antimafias në prokurori lidhur me aktivitetin kriminal të një organizate trafikimi ndërkombëtar droge, e njohur si klani kriminal i Avdylajve në qytetin e Shijakut në Shqipëri.Gjatë disa muajve vëzhgimesh u vu re se muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të qershorit të 2017, klani i Avdylave ishte i përfshirë në blerje votash dhe intimidim të votuesit për llogari të zyrtarëve të lartë të partisë së Kryeministrit Edi Rama, përfshirë Kryetarin e Bashkisë së Durrësit, qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë, Astrit Avdylaj telefonon Ivo Docin dhe i kërkon të mbledhë votuesit e PD që janë të punësuar në Ujësjellësin e Durrësit. Kjo do behët që Astriti i shkundë ata në mënyrë që të votojnë për partinë Socialiste ose do të humbin punën. Toni i zërit të drejtorit të ujsjellsit tregon se sa pushtet ka Avdylaj në fushatën e partisë socialiste”, shkruan në sqarimin e saj BILD.
Astrit Avdylaj: Mirëmbrëma, Astriti jam, si ja çove?
Doci: Astrito si je ca po bën?
Astrit: Mirë falemderit ti si je, na shpia mirë?
Doci: Mirë faleminderit, sa erdha në shtëpi.
Astriti: Dëgjo tashi, unë isha içik sot te ai në Durrës, jam këtu me Elton Arbanën (kryetari i PS në shijak në kohën e përgjimeve dhe aktualisht kandidat për bashkinë e Shijakut) dhe me Dor Gallain ktu, edhe nesër kur te kesh kohe ti du me fol içik, me atë listën ca ke aty, punojs edhe kundra, qe mund ti kesh të PD-s aty, na nji atje ke puna.
Astriti: I du të gjithë ato emrat që mund të kesh kundra.
Doci: I kam nda unë, i ke të gjitha të ndame komplet.
Doci: I kam bo para unë kshu që i kam gati.
Astriti: Ashu, kur të kesh kohë, që ne duhet me i thirr atyre që ti tunim ka icik. O ke puna e tna japin voten ose te ikin ke shpia.
Doci: Sbohet fjal fare, i ke të ndame, ti kam nda i ke gati të gjitha, i kam nda të gjitha kush ka hy në punë e kush ka qen i kam nda te gjitha komplet, i kam kshu me kompjuter te punume.
Astriti: Duhet ti qethesh me i fjal, dhe du që a mkupton.
Doci: Patjetër të bëj unë telefon nesër.
Astriti: Ok, mirë pra natën e mirë, na fal për…
Doci: Ça thu mo burr, je i madh, Ciao.
“Astrit Avdylaj, kreu i grupit Kriminal Avdylaj në Shijak- Kreu i bashkisë Shijak, (0692069933-Ardian Kokamani) Astrit Avdylaj, kreu i grupit Kriminal Avdylaj në Shijak- Kreu i bashkisë Shijak, telefonon kreun e bashkisë së Shijakut për të lënë një takim me të, Vangjush Dakon kryebashkiaukun e Durrësit, me një kandidat në prespektivë dhe të ardhme “Liri” (Ilir Ndraxhi) një person që grupi Kriminal Avdylaj kërkon të caktohet si kandidat i PS për deputet. Mbledhja bëhët për të bërë vetëm këte: për të finalizuar marrëveshjen që Ilir Ndraxhi do të caktohet si kandidat per deputet i PS në Durrës që të përfaqësojë interesat e klanit kriminal Avdylaj, ndërsa Avdylajt do t’i japin mbështetje maksimale PS në fushatë në Durrës”, sqaron BILD.
Avdylaj: Mirë faleminderit, ça po bo.
Kyetari: Jam akoma ktej, sa kemi maru po po hamë drek.
Avdylaj: Ee të boft mirë, po e di për ça të mora unë?
Avdylaj: Nesër kemi një takim në orën 10 të mëngjesit, aloo
Kryetari: Po po, të dëgjoj, po po.
Avdylaj: Unë, ti, Gjushi, Liri, vllai i lirit, dhe Jupi do pimë një kafe neser në durrës në orën 10, pranaj të kam mor sot me i fjalë.
Kryetari: Atëherë në orën 10, më duket është dhe një 5 minuta tek pallati kulturës se ka vdek Niko Besplla, ish fubollisti jonë, shijaksi jonë. Kanë ceremoninë në Pallat të Kulturës dhe do takojmë atje.
Avdylaj: Takohemi tek një kafe, do sjellim edhe ritin, që të jemi nesër që, më kupton.
Avdylaj: Se erdhën sot ato, po diskutonim, ishte dhe juli, kshu që e kupton? Ngaqë është dhe ai, edhe që të jesh edhe ti se normal po s ishe ti, më kupton
Kryetari: Titi pa merak, se jam në Durrës takojmë në Durrës, se do jem dhe në ceremoni, rri pa merak.
Avdylaj: Mirë pra ngaqë do ashu që të jesh dhe ti me këto, më kupton?
Avdylaj: Mirë, pra faleminderit mirupafshim.
“Klani kriminal Avdylaj i ka kërkuar kryeministrit Rama, nëpërmjet kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, që Ilir Ndraxhi të jetë në listën e kandidatëve të PS për Durrësin.Në këtë bisedë bosi i krimit Astrit Avdylaj telefonon vëllain e deputetit në perspektivë dhe e pyet atë nëse vëllai i tij, ka marrë ndonjë telefonatë (nga lart) për tu konfirmuar si kandidat i PS.Më tutje Astriti zotohet se ata do të punojnë shumë fort që të mund të surprizojnë të gjatin (Edi Rama) me një rezultat pozitiv 10 me 0.Disa ditë më vonë Ilir Ndraxhi konfirmohet si kandidat i PS për Durrësin duke përfaqësuar interesat e klanin kriminal në këmbim të suportit maksimal ndaj fushatës së PS në Durrës.Elton Arbana, atëherë kryetari socialist i Bashkisë së Shijakut është i përmendur gjithashtu në bisedë si kandidat për deputet që klani kriminal Avdylaj është duke punuar që të futet në listën e PS, pasi renditja që ata diskutojnë për të nuk është shumë e favorshme (I 10-ti ose 11-ti).Më vonë marrëveshja ndryshoi, Elton Arbana nuk ishte i përfshirë në listë por iu premtua diçka më e mirë. Elton Arbana është sot kandidati për bashkinë e Shijakut për PS, për zgjedhjet elektorale të 30 qershorit 2019”, shkruan BILD.
Arjan Ndranxhi: Tito të rujt zoti.
Arjan Ndranxhi: Hiç mirë me çunin.
Astrit Avdulaj: Hic të mora për qejf, a të kanë thirrë gjë apo…?
Arjan Ndranxhi: Për ku?Jo o burr, ai tha se do të të takonte ty. Ti nuk bëheshe dje se ishte luante Juvja. Më tha ka fol Juli, do vijmë nesër tha. Dhe pastaj do takoheshe edhe me atë. Me Gjushin do takohej edhe për punë të punës.
Astrit Avdulaj: Ok unë po pres, unë gia e kam. Ne e kena në xhep. Ai më tha mua. Ne thjesht po presim, siç më thanë, 25. Elton Arbana ishte atje. I tha Eltonit 10 a të 11-in.
Astrit Avdulaj: Unë jam këtu tek lagjia ime dmth, nuk kam dalë ndonjëherë në Pazar po kam taku njerëz. Çdo njeri që jam rrit. E kam shumë shumë ashtu. Se duhet të jemi edhe shumë të nerum nga ai sipër (Edi Rama) që duhet të na shohi me një kështu, e ke parasysh
Astrit Avdulaj: Ti japim një 10 me 0 që edhe ai vetë të habitet.
Arjan Ndranxhi: Bëji një telefon Julit me pi një kafe tek punë.
“Astrit Avdylaj , Elton Arbana, Kryetari i PS Shijak (0696309689) Astrit Avdylaj, koka e grupit të grupit kriminal të Avdylajve në Shijak, telefonon kryetarin e PS në Shijak, Elton Arbana, i cili është aktualisht kandidati i PS për Bashkinë Shijak. Me një zë të irrituar ai telefonon Arbanën dhe i thotë se Inspektoriati Shtetëror i Ndërtimeve është duke i vënë gjoba disa njerëzve në Sukth dhe ai nuk mund të lidhet dot me Gjushin për t’i kërkuar që të ndalojnë këtë sepse kryetari i Bashkisë së Durrësit është me Edi Ramën në një udhëtim në Zvicër. Kur Arbana i thotë se nuk e ka gjë në dorë se nuk punon më tek Inspektoriati i Ndërtimit, Avdylaj i kërkon të telefonojë inspektorët të heqin gjobat dhe ti ‘qortojë’ ose ndryshe do ta bëj vetë këtë punë. Në fund kryetari i PS në Shijak bie dakord dhe i thotë Astrit Avdylajt që do ti telefonojë dhe do ta zgjidhë këtë punë”, shkruan BILD.
Arbana: Ca bone, si ja kalove.
Arbana: Mire mo, ca bohet si ke qen ti.
Astriti: Vallaj mire mo ti si je.
Arbana: Hajt mo mire tu bo i loj murlan me cunat.
Astriti: A e di ku kisha halle.
Astritit: A e njef ate te INUK-ut ate drejtorin ti e?
Arbana: E njof e, Dallëndyshja?
Astriti: Ore leje Dallëndyshen, ket të Durrsit, ca osht ky i Durrsit, Artur….
Arbana: Artur Cela, i bashkisë.
Astriti: I kujt bashki, Shijakut eee?
Arbana: Jo jo i Durrsit, i Vangjushit.
Astriti: Po ska qen aty Vangjushi se osht atje me Edin o vlla. Merre vlla, ore bythqim thuj, se ke shku aty thuj tu i vo gjoba ne Ferma sot na 5 milion e vlla. Tashi, se nuk o Vangjushi ktu…
Arbana: Mu më kan heq u bon nja 4 dit. Ta marr në telefon, ke kush?
Astriti: Ore ka shku në Ferm të Sukthit. Ka shku tu vu gjoba. Po nuk ësht Vangjushi, ësht me Edin në Zvicër, a më kupton? Skam ca me ashu, me lajmrun tashi.
Arbana: Epo ka na i emer konkret, ke na i emër apo jo?
Arbana: Domethon kujt i ka von që ti them megjithmen i ke von kti personi.
Astriti: Ore thuj i ke von atje në Ferm thuj ke bo gabim thuj edhe kthe gjobat mos i vej gjobat thuj. Se nuk o Vangjushi aty a mkupton.
Arbana: Ja ta mor tashi direkt.
Astriti: Je tu bo gabim thuj, or pis thuj, sdu me e mor vet në telefon.
Arbana: E mor un e mor un, po e more vesh ti që para i jave më hoqën? Eee? Alo? A e more vesh që më hoqën para i jave?
Astriti: Un nuk e di vlla? Kush, si, qysh tek.
Arbana: Më hoqën se unë isha e INUKU aty, edhe ndërhyna për kto, kshu a kupton? Edhe fillun
Astriti: Nuk e di vlla. Ma lajmëro icik kte, thuj ke bo gabim që ke shku aty në Ferm thuj, se nuk o Vangjushi, o sot me Edi Ramën në Zvicër, e un skam ku me e ashu.
“Astrit Avdylaj, kreu i klanit kriminal ‘Avdylaj’ në Shijak telefonon Gjushin (Vangjush Dako, kryebashkiak i Durrësit). Në atë moment, Astrit Avdylaj është në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Durrës, në praninë e drejtorit të zyrës dhe Vath Allës, një ish-i dënuar për vrasje për të “mbaruar” një punë për llogari të Allës. Në këtë telefonatë mes Avdylajt dhe kryebashkiakut Dako, është e qartë lidhja e ngushtë mes tyre. Astrit Avdylaj e di që kryebashkiaku Dako ishte deri vonë një natë më parë me kryeministrin Edi Rama. Ai më pas i thotë Dakos që të anulojë planet e tij për të udhëtuar në Ishëm, për të siguruar që ‘puna’ që Alla po kërkon, të përfundohet tek zyra e hipotekës nga drejtori që telefonon Anin dhe më pas Dakon për t’u takuar me të dhe më të dënuarin për vrasje, Vath Alla. Kryebashkiaku Dako pranon dhe ndryshon ”, sqaron BILD në shkrimin e saj në video.
Astrit Avdylaj: A t’ka zonë gjumi mrom o vlla se ke taku Ramën dje keni nejt jeni knaq
Vangjush Dako: Hehehe, ça bone?
Dako: Thuji byrazerit unë po iki tani për në Ishëm, te ata çunat atje lart.
Avdylaj: Jo vlla tashi, se do ta lem içik më vonë se jam ktu me çunat unë.
Avdylaj: Te hipoteka tu prit Anin… do vij të të takoj ty drejtori, apo?
Dako: Janë ata Allat, janë aty?
Astrit Avdylaj: Po Vath Alla është këtu me mu drejtëpërdrejtë, e kam këtu live, përballë në tavolinë, po na dëgjon tashti.
Vangjush Dako: Epo mirë takohemi në Durrës atëherë.
Astrit Avdylaj: Jo do takohemi atje, e kemi lënë orarin atje vëllai, mbaroi. Do takohemi atje nga dreka se s’bën. Le të mbarojmë një çik punë me Anin këtu, po presim Anin, sa të shkojë te bashkia tha ai. Po e pret vëllai këtu te hipoteka.
Vangjush Dako: Mirë, mirë Astrit Avdylaj: Hajde të du fort vllai…
Astrit Avdyli: Vëllai si ja çove?
Astrit Avdyli: Epo mirë. Më njef mua? Po kur thua do ta jap votën, nuk e njef as telefoni.
Astrit Avdyli: Ça bëhet, si je?
Votuesi: A je mirë lale? Je i mirë për zotin.
Astrit Avdyli: Rrofsh edhe ti. Të kam marrë për votën, e din vetë me një fjalë.
Votuesi: Ma the një dite tek shpija.
Astrit Avdyli: Që ta kesh të qartë, nuk duhet t’i thuash asnjërit, as Gon Dukës (deputet në Parlament). Ne jena për PS-në, për Ilir Ndraxhin.
Votuesi: Unë me ta thënë, e marr për çdo gjë
Astrit Avdyli: Rrofsh faleminderit, kur do e pimë një kafe?
Votuesi: Kur të duash o burrë. Ej dëgjo tashti. Nuk njihem vetëm me ty (nga familja Avdylaj në Shijak). Njihem edhe me Niçen, Çimin. Unë me ju kam qenë përherë.
Astrit Avdyli: Faleminderit shumë.
Votuesi: Nuk bëhet fjalë njëherë.
Astrit Avdyli: Desha me fol edhe një çik me vëllain tat, me Jarin.
Astrit Avdyli: Desha me fol edhe një çik me Jarin, por edhe do folim, e kupton vet ti me një fjalë, se kafja është…
Astrit Avdylaj: Rrofsh shumë faleminderit. Kur ke kohë që ta pijshim një klafe?
Astrit Avdyli: Unë në shpi jam, nëse do.
Votuesi: Mirë vëllai, mbase vij një ditë kshu.
Burimi