U arrestua për trafik njerëzish me kërkesë të Kosovës, kush është pronari i ‘Strip Club Shqiponja’
👁664
Dodë Rica, pronari i rrjetit të klubeve të striptizmit ‘Shqiponja’, u arrestua sot në Durrës. Ai akuzohet nga autoritetet e Kosovës për trafik njerëzish dhe ndaj tij është caktuar masa arrest me burg në mungesë.
Dodë Rica ka shtrirë një rrjet biznesesh në Kosovë.
Rica ka qenë edhe më herët i hetuar nga autoritetet në Kosovë. Nga viti 2017 deri më 21 mars 2019, përmes biznesit “Shqiponja Strip Club”, Dodë Rica dyshohej se ka kryer shmangie tatimore në shumën prej 36 mijë e 389 euro dhe u vu në hetim.
Në Kosovë, ai ka hapur edhe ‘Hotel Jakova’, si edhe ‘Cyborg Strip Club’.