U arrestua disa ditë më parë në Gjermani, lirohet nga qelia boksieri Florian Marku; Greqia kërkon ekstradimin

U arrestua disa ditë më parë në Gjermani, lirohet nga qelia boksieri Florian Marku; Greqia kërkon ekstradimin

Florian Marku

Boksieri Florian Marku ka lënë qelinë në Gjermani, ku u arrestua pak ditë më parë për shkak të një dënimi të pakryer në Greqi. Historia e Markut me drejtësinë lidhet shtatë vite më parë dhe duket se shteti grek kërkon ekstradimin e tij.
Tanimë Marku do presë vendimin në gjendje të lirë dhe nuk mund të largohet nga Gjermania pa pritur se si do vendosë drejtësia dhe mundësinë për ekstradimin në Greqi. 
32-vjeçari më 9 dhjetor ka qenë duke udhëtuar nga Anglia drejt Gjermanisë, teksa në hyrje të kufirit i është bërë me dije një urdhër arrest nga shteti grek. Bëhet fjalë për një çështje të shumë viteve më parë kur Florian Marku ishte në moshën 18-vjeçare. Në atë kohë, për shkak të një sherri në Selanik, ai është arrestuar me akuzat e plagosjes dhe armëmbajtjes pa leje. Më pas boksieri është dënuar me 7 vite burg, por ka kryer vetëm 1 vit e gjysmë.
 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente