U akuzua për shkelje të barazisë në tenderë, ish prefekti i Kukësit: SPAK më ofroi marrëveshjen e vetëfajësimit
Në podcastin “Fol me Anila Hoxhën” në Top Albania Radio, këtë të shtunë u trajtuan çështjet e opsioneve të dënimeve alternative.
Mungesës së një burgu të hapur që do të sillte aplikim për të dënuar që ndjekin shkollën, janë në pune, rrisin fëmijë apo kanë probleme familjare.
Megjithëse është eksperimentuar vitet e fundit , dënimet janë të pakta.
Ndërkohë që dënimi tjetër me mbikëqyrje elektronike vazhdon i bllokuar prej së paku katër vite, pas reformës autorëve të veprave të lehta ju ofrohet edhe mundësia e marrëveshjes së fajësisë.
Se çfarë ndodh në këtë proces, e shpjegon Granit Gjana, i cili ka mbajtur detyrën e prefektit të Kukësit, zëvendës kryetarit të bashkisë dhe si një i akuzuar nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera iu ofrua nga Prokuroria e Posaçme një mundësi.
Në podkastin me Anila Hoxhën, ai rrëfeu se si iu ofrua nga SPAK mrrëveshja për pranim fajësie.
Anila Hoxha: Ne jemi bashkë për të folur për një procedim të hapur ndaj jush nga SPAK, i cili iu dorëzoi të pandehur në gjykatë, duke u bazuar në marrëveshjen e pranimit të fajësisë. Konkretisht, për çfarë bëhet fjalë dhe sa zgjati ky hetim ndaj jush dhe çfarë detyre mbanit ju? Akuzat ndaj jush janë për shkak të zv.kryetarit të bashkisë së Kukësit apo për shkak të dyshimeve se kryet shkelje gjatë kohës që ishit Prefekti i Kukësit?
Granit Gjana: Unë jam marrë në hetim, në fillim të muajit dhjetor. Hetimi ka të bëj me pozicionin e nënkryetarit të bashkisë së Kukësit dhe lidhet kryesisht me një procedurë prokurimi për blerje karburanti për nevojat e bashkisë së Kukësit. Pra, bashkia Kukës organizonte çdo vit tenderin e karburanteve, në atë kohë unë si zv. kryetar i bashkisë mbaja edhe rolin e titullarit të autoritetit nënkontraktor dhe prokuroria e posaçme SPAK ka hapur një hetim për këtë çështje, pas një kallëzimi të bërë nga një subjekt që merrte pjesë në tender.
Më akuzon mua se e kemi penguar për disa dokumente që i jep bashkia, kam penguar pjesëmarrjen e tij në atë procedurë prokurimi, të cilat në fund pastaj dhe u anuluan pas një vendimi të Komisionit të Prokurimit Publik(KPP) dhe gjatë kësaj kohe në moment që përfunduan hetimet, prokuroria e posaçme më ka ofruar edhe kushtet e pranimit të fajësisë, që dënimi im të mos ishte heqje lirie me burg por të ishte i konvertuar në shërbim prove dhe mospjesëmarrje në administratën publike për të paktën 5 vjet siç e ka edhe ligji.
Anila Hoxha: Kjo ishte një negociatë mes jush dhe prokurores së çështjes , pra oferta ishte që ju të pranonit fajësinë dhe hetimi të mos zgjaste kaq shumë?
Granit Gjana: Nuk e zgjata. Kushtet ishin të tilla në momentin që do pranohej fajësia, do ishte dënim i konvertuar në shërbim prove dhe kjo mbështetur në disa pika. Duke qenë se unë kam një vajzë të vogël, që sapo ka bërë 1 vjeç dhe normalisht kushtet familjare për të rritur vajzën për të mbajtur familjen vështirësoheshin pasi vetëm bashkëshortja e kishte të pamundur, pasi ne jetojmë edhe në një shtëpi me kredi dhe normalisht ishte e pamundur që vetëm ajo t’ia dilte që të paguante kredinë. Normalisht, unë këto ia kam parashtruar edhe prokurores që kanë qenë shumë profesionale në këtë histori dhe ata menduan se duke parë gjithë rrethanat që unë nuk është se kisha qenë edhe më parë i dënuar, nuk kam patur asnjë precedentë penalë të mëparshëm dhe u gjykua që të shkonte në shërbim prove, që edhe unë të kisha mundësi të punoja dhe të mbaja familjen.
Anila Hoxha: Ju z.Gjana , a provuat si i pandehur marrëveshjen e pranimit të fajësisë për shkaqe familjare dhe ekonomike? Ndërkohë,a ndiheshit fajtorë për akuzat që iu atribuoheshin nga prokuroria e posacme?
Granit Gjana: Unë ndoshta në atë kohë kur kam qenë unë nënkryetar bashkie, si kisha menduar kështu pasi edhe njohuritë e mia ndoshta s’kanë qenë sa duhet, për sa i përket ligjit por nuk kanë qenë tendencioze që të pengohet një subjekt apo diçka e tillë. Më vonë,ndoshta e kam gjykuar edhe unë mund të jetë bërë gabim duke qenë se isha njeri politik në atë detyrë kisha edhe angazhime politike gjatë fushatës elektorale dhe gjatë rutinës së përditshme mund ta kem anashkaluar. Nuk është se ka qenë diçka e qëllimshme edhe në atë kohë nuk është se e kam menduar që do jetë shkelje e barazisë në tendera.Prokuroria e ka gjykuar më drejtë. Kështu që i jam bindur asaj që ka thënë…
Anila Hoxha: Veç faktit që nuk shkonit në burg me këtë ofertë që iu bëri SPAK , patët ju edhe rrethana të tjera që do iu vulosnin, sikurse shmangia e një gjykimi të stërzgjatur apo edhe rrethana që mund të jenë akoma më në favorin tuaj nga marrëveshja për pranim fajësie?
Granit Gjana: Po, ajo ishte për të dy palët. Edhe ne menduam që duke shkurtuar kohë, duke shkurtuar proceset gjyqësore, por edhe prokuroria mendoj se ka gjykuar që në këtë formë shkurton kohën e gjykimit, pasi e dimë se një gjykim normal do të shkojë më gjatë .
Anila Hoxha: Z. Gjana, sa zgjati ky procesi i diskutimeve mes prokurorisë dhe ju si i pandehur?
Granit Gjana: Diku tek 2 javë- 1 muaj.
Anila Hoxha: Negociata për t’a pranuar?
Anila Hoxha: Dhe më pas çështja shkoi në gjykatë ?
Granit Gjana: Po, çështja shkoi në gjykatë. Gjykata bëri 2 -3 seanca për këtë çështje. Gjykata vendosi të mos e pranojë këtë marrëveshje, por akoma se kemi vendimin se çfarë ka thënë gjykata për arsyet e mospranimit të kësaj marrëveshjeje . Ne kemi marrë dijeni në sallë të gjyqit që nuk është miratuar. Marrëveshja është refuzuar , presim se çfarë do të thotë gjykata.
Anila Hoxha: Ishit të pranishëm në këtë seancë dëgjimore në gjykatën antikorrupsion?
Granit Gjana: Jo nuk kam qenë . Jam përfaqësuar nga avokatët,në një seancë më përpara. Kam qenë në disa seanca . Në seancën e fundit kur u dha vendimi nuk kam qenë.
Anila Hoxha: Pati pyetje, mbi të cilat gjyqtari kërkoi të sqaronte paqartësitë e tij?
Granit Gjana: Më kanë pyetur, a je në dijeni për pasojat që ka kjo lloj marrëveshje. Patjetër, që isha në dijeni se ishte bërë nga të dyja palët me vullnetin faktikisht të dy palëve edhe prokurorisë edhe me mua . Se çfarë ka parë gjykata është çështja e gjykatës që e ka refuzuar.
Anila Hoxha: Tani që gjykata antikorrupsion e kundërshtoi marrëveshjen e lidhur mes jush dhe SPAK, çfarë parashikoni se mund të ndodh përderisa trupa gjyqësore urdhëroi dhe ktheu aktet pas?
Granit Gjana: Periudha e hetimeve është zgjatur edhe me tre muaj, për shkak se vendimi nuk është akoma .Kështu që afati im është deri në 22 gusht dhe besoj se prokuroria do t’a vlerësojë se cfarë do të bëj. Patjetër që edhe avokatët bëjnë punën e tyre, përsa i përket kësaj cështjeje.
Anila Hoxha: Tanimë që marrëveshja u kthye pas dhe nuk është më në fuqi , do të luftoni ju me drejtësinë shqiptare për pafajësinë?
Granit Gjana: Do të tentojmë që të marrim pafajësi nëse vërtet jam i pafajshëm dhe këtë do t’a gjykojë gjykata./ Top Channel
Burimi