“Tulipanët” ‘çelin’ brenda 6 minutave, Holanda përmbys Turqinë dhe shkon pas 24 vitesh në gjysmëfinale; ja dy supersfidat e 1/2 (Video)

“Tulipanët” ‘çelin’ brenda 6 minutave, Holanda përmbys Turqinë dhe shkon pas 24 vitesh në gjysmëfinale; ja dy supersfidat e 1/2 (Video)

Holanda është skuadra e fundit që pret biletën në gjysmëfinalet e “EURO 2024”. ‘Tulipanët’ kanë triumfuar me përmbysje me rezultatin 2-1 përballë Turqisë në “Olympiastadion” të Berlinit dhe rikthehen në ½ pas 24-vitesh.
Tuqit kaluan të parët në avantazh në minutën e 35 të takimit me Akajdin. Me fitoren e ekipit të Vincenco Montelës u mbyll edhe pjesa e parë e këtij takimi.

Në minutën e 70, Holanda barazoi shifrat. De Vraj realizoi me kokë pas harkimit të Memfis Depaj.

6 minuta më vonë, ekipi i Ronald Kuman përmbysi rezultatin me Kodi Gakpo, i cili shpërtheu në festë “Tulipanët”.

Së bashku me Holandën në gjysmëfinale janë kualifikuar edhe Franca, Spanja dhe Anglia.
“Gjelat” eliminuan nga pika e bardhë e penalltisë Portugalinë dhe Kristiano Ronaldon, Spanja triumfoi në shtesë kundër Gjermanisë, pasi 90 minutat u mbyllën në barazim 1-1. Kjo ndeshje u shoqërua me polemika të shumta për shkak të prekjes së topit me dorë nga Kukureja, ku gjermanët kërkuan penallti.
Ndërsa Anglia kaloi në gjysmëfianle falë “ruletës” së penalltive, pasi 120 minuta lojë përfunduan në barazim 1-1. “3 luanët” nxorën jashtë Europianit Zvicrën e Xhakës dhe Shaqirit.
Këto janë dy supersfidat gjysmëfianle të “EURO 2024”:
1-Francë-Spanjë  (09.07.2024, ora 21:00)
2-Angli-Holandë  (10.07.2024, ora 21:00)
 
 holanda turqia
Burimi