Tronditet Beogradi, plagoset me thikë në fyt anëtari i xhandarmërisë serbe

Tronditet Beogradi, plagoset me thikë në fyt anëtari i xhandarmërisë serbe

Një sulm terrosist ka ndodhur në Beograd, ku një anëtar i xhandarmërisë serbe është plagosur në fyt.
Sipas mediave serbe, anëtari i xhandarmërisë është goditur me thikë. Ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të Ambasadës së Izraelit. Anëtari i xhandarmërisë ka marrë plagë në qafë dhe në fyt.
I plagosuri është transportuar menjëherë në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor. Ndërsa gjatë sulmit, anëtarët e Xhandarmërisë kanë arritur të vrasin sulmuesin.
Ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiç ka deklaruar se një person i panjohur, identiteti i të cilit nuk është zbardhur ende, ka qëlluar me thikë një pjesëtar të xhandarmërisë i cili ishte në shërbimin e sigurisë në Ambasadën izraelite.
“Sot rreth orës 11, një person i paidentifikuar, identiteti i të cilit po përcaktohet, ka qëlluar me hark një pjesëtar të Xhandarmërisë që ishte në detyrë për të siguruar ambasadën izraelite dhe e ka goditur në qafë”, tha ai.
Daçiç shtoi se një pjesëtar i xhandarmërisë MJ qëlloi me arm♪7 agresorin, i cili vdiq si pasojë e plagëve të marra.
“Të gjitha rrethanat e sulmit dhe motivet e mundshme janë duke u hetuar”, shtoi ministri Daçiç.
Burime për median “RTS”, kanë treguar se sulmuesi i është afruar vazhdimisht komisariatit për të pyetur për ndonjë informacion dhe më pas ka hapur derën dhe e ka qëlluar në qafë. Ndërkohë që ndërtesa e Ambasadës ishte e mbyllur.
“Policia është duke hetuar rastin. Nuk kemi detaje të tjera. Në momentin e ngjarjes, Ambasada ishte e mbyllur dhe punonjësit dhe diplomatët e saj nuk ndodheshin në ndërtesë”, thanë ata.
Ndërkohë, siç raporton agjencia e lajmeve “Beta”, mediat transmetojnë informacione kontradiktore të pakonfirmuara për këtë ngjarje. ‘Večernje Novosti’ pretendon se sulmuesi është një ekstremist mysliman, por nuk dihet nëse është shtetas i Serbisë apo i huaj. 
Burimi