Tritoli ndaj lokalit të biznesmenit që iu bë atentat në Vlorë, arrestohet 28-vjeçari me dy identitete (Video)

Tritoli ndaj lokalit të biznesmenit që iu bë atentat në Vlorë, arrestohet 28-vjeçari me dy identitete (Video)

Lokali, funksiononte si bar, restorant e piceri, në Lungomare ishte në pronësi të familjes së Bledar Birçajt i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në 10 maj të vitit 2021 në makinën e tij në lagjen ‘Hajro Çakërri’.

Policia e Vlorës, ka ndaluar shtetasin Beqir Selamaj alias Beqir Murati, 28 vjeç, me precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes, i dyshuar si autor i një shpërthimi me eksploziv më 8 dhjetor 2024 ndaj lokalit ‘The Boss’ në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në lokalin “The Boss” që rezulton në pronësi të nënës së Bledar Birçajt, Resmie Birçaj.
Gjatë operacionit, u sekuestruan dy telefona celularë, një biçikletë dhe veshjet e përdorura nga autori gjatë ngjarjes, të cilat shërbejnë si prova materiale në procesin hetimor.
‘Bazuar në veprimet intensive hetimore dhe dokumentimin me prova ligjore, u bë i mundur ndalimi i shtetasit B. S. alias B. M, 28 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini” dhe me precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes së pasurisë.Nga hetimet rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor i vendosjes së lëndës eksplozive më datë 08.12.2024, rreth orës 05:50, në një lokal, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në pronësi të shtetases R. B., 73 vjeçe, ku si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.’, thotë policia.
Policia vijon hetimet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.
‘Gjatë operacionit, përmes veprimeve të koordinuara dhe mbështetura në prova shkencore, u sekuestruan në cilësinë e provave materiale dy telefona celular, një biçikletë dhe veshjet e përdorura gjatë ngjarjes.’, vijon më tej njoftimi i policisë.28 vjeçari akuzohet për veprat penale: ‘Shkatërrimi i pronës me eksploziv’ dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake’.
 

Vrasja e pazbardhur e Bledar Birçajt
Bledar Birçaj u ekzekutua me kallashnikov teksa lëvizte me mjetin e tij tip BMË në zonën e quajtur Bishti i Kalldrëmit në Vlorë. Atentati ndodhi rreth orës 13:00 në 10 maj 2021.
40 vjeçari ishte në makinë me Granit Deromemaj, në atë kohë efektiv i Antidrogës, por që më pas u përjashtua nga Policia e Shtetit.
Kamerat e sigurisë së një karburanti afër vendit ku ndodhi ngjarja regjistruan të gjithë skenën.
 Sapo mjeti BMË ka mbërritur pranë karburantit, dalin nga makina 2 persona, të maskuar e të armatosur duke qëlluar me breshëri në drejtim të shoferit dhe më pas nxitojnë të largohen nga vendi i ngjarjes. Në tentativë e sipër duke u larguar, një prej autorëve i bie arma nga duart dhe kthehet për ta marrë pas shumë pak sekondash.
Në drejtim të automjetit u qëllua mbi 30 herë.
Pasi ekzekutorët u larguan, Granit Deromemaj del nga makina dhe largohet me vrap, ndërkohë Birçaj dërgohet në spital ku dhe humbi jetën.
Vrasja e Bledar Birçaj ka mbetur ende pa autor,  ndërsa pista kryesore e hetimit atëherë u tha se ishin konfliktet e mundshme të tij në Spnjë, prej nga ishte kthyer një muaj para se të ekzekutohej.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente