Trazirat në Lindjen e Mesme, Irani gati të sulmojë selinë e Mossad në Irzael

Trazirat në Lindjen e Mesme, Irani gati të sulmojë selinë e Mossad në Irzael

Trasmetuesi iranian Press Tv raporton se Irani mund të godasë selinë e shërbimit inteligjent izraelit Mossad në Tel Aviv. Sulmi për t’u hakmarrë për vdekjen e Ismail Haniyeh në Teheran dhe Fuad Shukr në Bejrut mund të drejtohet kundër zonës Kirya, kompleksit qeveritar në qendër të Tel Avivit.
Objektiva të tjerë të mundshëm të cituar nga Press TV përfshijnë kibbutz Palmachim, bazat ajrore dhe raketore Tel Nof dhe Sdot Micha, si dhe selinë operative të njësisë së inteligjencës ushtarake 8200.
Ndërkaq shpërthime u raportuan të martën pranë dy anijeve tregtare në brigjet e Jemenit, thanë dy agjenci të sigurisë detare, duke shtuar se nuk pati të lënduar apo dëme. Komanda Qendrore Ushtarake Amerikane (Centcom) për Lindjen e Mesme deklaroi nga ana e saj se kishte “shkatërruar dy anije Houthi në Detin e Kuq”.
Burimi