Trafiku i armëve nga Kosova e Shqipëria, del në skenë djali i arrestuar i Ad Sybardhit
Prokuroria e Tiranës dhe e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me shkatërrimin e grupit kriminal i trafikut të armëve që vepronte në Shqipëri dhe Kosovë, ndërsa janë lëshuar 14 urdhër arreste si dhe janë sekuestruar armë e municione.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe me ndihmën e EUROPOL shkatërruan pas mbi nëntë muaj hetime, një grup kriminal të trafikut të armëve, aktiv në të dy shtetet.
Ndërkohë janë vënë në pranga 24 persona, 14 prej tyre në Kosovë dhe pjesa tjetër në Shqipëri.
Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se një nga anëtarët e bandës së trafikut të armëve Euxhenio Manushi, djali i muzikantit të njohur Ad Sybardhit, i kapur me 1.5 kg kokaine disa ditë më parë
Ndërkaq, përveç Euxhenio Manushit, të arrestuar janë edhe Endri Papa, Aurel Manreka, Gersi Llozha, Kleo Muçalliu dhe Tonin Shkambi.
Burimi