Trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri, pubikohen fotot e të arrestuarve dhe ‘kokës’ së grupit që jetonte në Kombinat
Shkëmbimi i armëve bëhej edhe me kokainë në bazë të llojit, nga 25 deri në 30 gramë për pistoleta dhe më shumë për armët më të mëdha. Këta të fundit ishin kryesisht sportive dhe dyshohet se modifikoheshin në Kosovë.
Janë publikuar fotot e 6 të arrestuarve në Tiranë që u kapën për trafik armësh nga Kosova në Shqipëri.
Mësohet se një prej personave të arrestuar në Kosovë, Valter Osmani, i cili akuzohet si organizator në trafikimin e armëve.
Ai është nga Tirana, banues në Kombinat dhe rezulton të jetë organizatori i grupit.
Ai shkonte shpesh në Kosovë për të marrë dhe gjetur armë, të cilat më pas i sillte në Tiranë edhe me bashkëpunëtorë të tjerë me makina dhe autobus.
Ai pritet që në vijim të ekstradohet në Tiranë pasi të gjitha provat kundër tij janë gjetur në vendibn tonë.
Të arrestuarit e tjerë janë Euxhenio Manushi 20-vjeç, Endri Papa 34-vjeç, Aurel Manreka 28 vjeç, Gersi Llozha 22 vjeç, Kleu Mucalliu 26-vjeç; dhe Tonin Shkami 53-vjeç
Vetëm këtyre u janë gjetur 22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri AK 47, një granatë dore dhe 470 fishekë të llojeve të ndryshme. Gjithashtu u janë kapur edhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash e 10 aparate celulare. Ndërkohë me datë 10 në Kosovë u arrestuan 8 prej grupit kriminal, të cilëve u janë kapur 29 pistoleta dhe 3 armë të gjata të modeleve të ndryshme, 2635 fishekë/municion të modelit të ndryshëm, 2 automjete dhe pajisje tjera.
Këta të fundit ishin kryesisht sportive dhe dyshohet se modifikoheshin në Kosovë, por autoritete atje akoma nuk kanë gjetur vendin apo bazën ku kryhej procesi. Hyrja në Kosovë dyshohet se bëhej kontrabandë në kufi nga Turqia dhe më pas niste puna për modifikimin e tyre në armë zjarri.
Grupi kriminal i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri u shkatërrua në kuadër të një operacioni të përbashkët të Prokurorisë së Tiranës dhe Prokurorisë Speciale e Kosovës. Kontrollet u ushtruan në Tiranë, Prishtinë e Ferizaj dhe deri më tani 24 persona janë ndaluar në total, në territoret e të dy shteteve shqiptare. Nga policia e Tiranës janë 10 të ndaluar, ndërsa nga Policia e Kosovës, 14.
Armët do të këmbeheshin me kokainë
Policia kreu kontrolle në banesën e Valter Osmanit, i cili akuzohet si organizator në trafikimin e armëve dhe gjatë operacionit dhe gjeti një pjesë të armëve të sekuestruara, të cilat dyshohet se në ditët në vijim do të shkëmbeheshin me kokainë.
Shkëmbimi i armëve me kokainë bëhej në bazë të llojit, nga 25 deri në 30 gramë për pistoleta dhe më shumë për armët më të mëdha.
Këta të fundit ishin kryesisht sportive dhe dyshohet se modifikoheshin në Kosovë, por autoritete atje akoma nuk kanë gjetur vendin apo bazën ku kryhej procesi. Hyrja në Kosovë dyshohet se bëhej kontrabandë në kufi nga Turqia dhe më pas niste puna për modifikimin e tyre në armë zjarri.trafiku i armëve kosovë-shqipëri
Burimi