
Tjetër tragjedi në ujërat greke! Përmbytet gomonia, humbin jetën katër emigrantë
👁537
Një tragjedi e re detare me katër viktima ka ndodhur në zonën detare në veri të ishullit grek të Samos, në Egjeun Lindor.
Mësohet se skafi në të cilin udhëtonin emigrantët e paligjshëm është përplasur në një zonë shkëmbore pranë vendit ku tre ditë më parë kishin humbur jetën gjashtë fëmijë dhe dy gra.
Siç raportohet nga mediat e huaja viktimat janë dy gra dhe dy fëmijë të vegjël. Gjithashtu deri më tani 16 persona janë shpëtuar, ndërkohë vazhdojnë kërkimet.
Burimi