Tjetër rival për Kristjan Asllanin, Interi prezanton afrimin e ri historik

Tjetër rival për Kristjan Asllanin, Interi prezanton afrimin e ri historik

Skuadra e Interit ka bërë zyrtar më në fund akordin që ishte arritur prej kohësh me një lojtar të cilin Bepe Marota e ka siguruar me parametër zero. Piotr Zelinski është zyrtarisht futbollist i Interit.
Lojtari 30-vjeçar është larguar nga Napoli, ku ishte një nga shtyllat e skuadrës që fitoi titullin kampion dy sezone më parë, për t’iu bashkuar Interit me të cilin ka firmosur deri më 30 qershor 2028. Kjo ishte një firmë historike për Interin, pasi Zielinski u bë sot futbollisti i parë polak që luan me klubin zikaltër.

Aftësitë e tij e kthejnë mesfushorin në një armë më shumë për trajnerin Simone Inzagi dhe i sjellin një rival më shumë Kristjan Asllanit në mesfushën e kësaj skuadre. Me afrimin e një alternative kaq cilësore për formacionin titullar, për mesfushorin shqiptar minutazhi mund të jetë më i reduktuar në këtë edicion edhe pse klubi luan në tre fronte të ndryshme.
pioter zielinski mesfushori polak inter
Burimi