Tjetër ngjarje kriminale në vend, plagoset me thikë një 38-vjeçar në Gjirokastër
Një ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër, ku është plagosur me thikë një 38-vjeçar.
Policia tha se ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, në një servis automjetesh, ku gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi E. N., 25 vjeç dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), 38-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa bëhet me dije Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e 25-vjeçarit.
“Plagosi me mjet prerës (thikë), një 38-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar.
Në vendin e quajtur “Ura e Lumit” , Gjirokastër, në një servis automjetesh, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi E. N., 25 vjeç dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. S., 38 vjeç, banues në fshatin Picar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e 25-vjeçarit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Burimi