Tirana nis aventurën europiane me barazim, shmang disfatën përballë Torpedo Kutaisit në Gjeorgji
👁1764
Në ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të Conference League, Tirana barazoi 1-1 ndaj Torpedo Kutaisi, në Stadion Ramaz Shengelia (Kutaisi).
Në pjesën e parë, vendasit gjeorgjian dominuan, duke u vendosur në kërkim të golit. Në minutën e 22-të, autogoli i Micit i dhuroi epërsinë ekipit të Kean.
Në të 39-tën, Mici provoi nga distanca, e menjëhershme ishte përgjigja e portierit. Në të 47-tën, tentoi Përgjoni, pa rezultat. Në fundin e sfidës, ishte Haxhiu që vendosi ekuilibrat, duke dërguar në festë bardheblutë.
Burimi