Tirana mbyll në mënyrën më të keqe aventurën në Europë, goli i minutës së 3-të eliminon bardheblutë nga Liga e Konferencës (Video)
Përfundon këtu aventura e Tiranës në Europë. Bardheblutë janë mposhtur në “Elbasan Arena“ nga Torpedo Kutaisi me rezultatin minimal 0-1.
Gjeorgjianëve i mjaftoi një gol në minutën e 3 të takimit për t’u kualifikuar në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Pas një harkimi nga e djathta, Johnsen gjuajti menjëherë dhe mposhti portierin Selmani me goditjen e tij.
Në minutën e 14, Meta nga distanca tentoi portën duke vënë në vështirësi portierin e miqve, i cili devijoi topin jashtë.
Në minutën e 32, Jonuzi provoi portën me një gjuajtje nga jashtë zonës, por Kljajiç grushtoi jashtë.
Në minutën e 60, Tirana iu afrua golit me Bajroviç, i cili provoi me kokë pas asistit të Prengajt, por tentativa e tij shkoi ngjitur me shtyllën.
13 minuta më vonë, bardheblutë “flirtuan” me golin me Ndrecën, që provoi me kokë pas harkimit të Prengajt, por kontrolloi gjithçka mirë portieri mik.
Në minutën e 77, tjetër mundësi e artë për Tiranën me Ndrecën, por bardheblutë nuk arritën të konkretizonin aksionin.
Në turin e dytë të Ligës së Konferencës, Torpedo Kutaisi do të ndeshet me qipriotët e Omonia Nikosia, ndërsa Tirana do të fokusohet te sezoni i ri futbollisti në Abissnet Superiore që nis më 18 gusht.tirana torpedo kutaisi liga e konferencës
Burimi