
Testi i radhës miqësor, Partizani bën paqe me Llapin në Pogradec
👁1106
Partizani ka barazuar 0-0 përballë Llapit. Të dyja klubet përdorën të gjithë kontigjentin që kishin në dispozicion.
Kujtojmë se ky ishte takimi i dytë miqësor për Partizanin në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”. Të parin kryeqytetasit e humbën 1-0 përballë Strugës.
Në ndeshjen e sotme Shehi e futi Partizanin me 2 ndryshime nga Struga. Maget dhe Oresti Rifa morën vendin e Muratajt dhe Ismailit.
Pjesa tjetër ishte e pandryshuar. Kështu e nisën titullar Qirko, Buxhelaj, Preka, Bytyçi, Hadroj, Rrapaj, Taipi, Cara dhe Mba.
Kujtojmë se Partizani luan në turin e parë të Ligës së Konferencës kundër Marsaxlokk. Në anën tjetër Llapi përfaqëson Kosovën në turin e parë të Ligës së Europës përballë Uisla Krakov.partizani llapi ndeshja miqësore
Burimi