Terror në ndeshjen Gjermani-Danimarkë, personi i maskuar frikëson tifozët; arrestohet nga forcat speciale! (Video)
Gjermania fitoi të shtunën 2-0 kundër Danimarkës në ” Signal Iduna Park” dhe siguroi një biletë për në fazën çerekfinale të “EURO 2024”. Mbrëmja nuk ishte aq e qetë për arbitrat dhe lojtarët, me rebeshin dhe rrufetë që ndërprenë ndeshjen për 24 minuta.
Por kjo nuk ishte pengesa e vetme që ndeshja të vijonte normalisht. Fillimi i pjesës së dytë është vonuar për shkak se një person i panjohur i maskuar me çantë shpine ishte ngjitur në çatinë e stadiumit.
“Një person është ngjitur në çatinë e stadiumit në orën 22:27. Forcat e policisë folën me personin për të siguruar kalimin nga çatia. Për ta bërë këtë, helikopteri i policisë ndriçoi çatinë e stadiumit. Për momentin, nuk mund të jap informacion për motivin dhe identitetin e këtij njeriu”, tha zëdhënësi i policisë gjermane, Peter Banderman të shtunën, raporton “Kicker”.
Një ditë më vonë, mediat gjermane raportuan policinë se bëhej fjalë për një 21-vjeçar nga Osnabrück, një qytet në veri të Dortmundit. Ai është arrestuar, ndërsa policia ka theksuar se “në asnjë moment nuk ka pasur rrezik për persona të tjerë”.
Fotografët kapën momentin kur kapitenët e Gjermanisë dhe Danimarkës, Ilkai Gyndoğan dhe Kasper Shmajkëll, shikonin drejt çatisë së stadiumit të Dortmundit me gjyqtarin Oliver dhe ndoqën aksionin e policisë.
???????????????? | After the end of the game between Germany and Denmark, several men from the Spezialeinsatzkommando (German special forces) mobilized at Signal Iduna Park. The reason was a person at the stadium.The police issued a statement: “The police can now arrest the man. At no time… pic.twitter.com/KZsIHnXhFR
— SportSync (@SportSync_UE) June 29, 2024
tifozi i maskuar ndeshja gjermani-danimarkë “euro 2024”
Burimi