Tentuan të futnin në Shqipëri 21 mijë franga zvicerane të padeklaruara, nën hetim 2 persona nga Kosova

Tentuan të futnin në Shqipëri 21 mijë franga zvicerane të padeklaruara, nën hetim 2 persona nga Kosova

Dy persona nga Kosova janë vënë nën hetim nga policia, pasi tentuan të futnin në Shqipëri 21 mijë franga zvicerane të padeklaruara.
Sipas policisë, ata po udhëtonin drejt Shqipërisë në pikën kufitare të Morinës me automjetin tip “BMW”.
Gjatë kontrollit, këtyre shtetasve iu gjetën 21 000 franga zvicerane, të cilat ata nuk i kishin deklaruar konform ligjeve në fuqi.
“Tentuan të futnin në Shqipëri, 21 000 franga zvicerane, pa i deklaruar, procedohen penalisht 2 shtetas kosovarë.
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “BMË” me drejtues shtetasin M. S. dhe pasagjer shtetasin B. G. Gjatë kontrollit, këtyre shtetasve iu gjetën 21 000 franga zvicerane, të cilat ata nuk i kishin deklaruar konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.         
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit kosovarë M. S., 34 vjeç, banues në Zvicër dhe B. G., 33 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
 
 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente