Tentoi të largohej nga mbrapa banesës, publikohen pamjet kur RENEA arreston Astrit Avdylajn (Video)
Pamje nga arrestimi
Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e operacionit të arrestimit të kreu të grupit të Shijakut, Astrit Avdylaj.
Ai ka tentuar të largohet në momentin kur forcat RENEA-s kanë hyrë në vilën e Avdylajt ai ka tentuar të largohet.
“Arratia nga përballja me drejtësinë po merr përgjigjen e duhur çdo ditë. Përgëzime Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe RENEA për gjetjen dhe ndalimin e një shtetasi të kërkuar nga drejtësia në Shijak. Mbështetja për Policinë e Shtetit dhe rritja e bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit po konsolidon revanshin e sundimit të ligjit kundër krimit të organizuar”, shkruan Balla në një postim në Facebook.
Astrit Avdylaj u arrestua ditën e sotme në ambientet e shtëpisë së tij në Shijak. Gjatë arrestimit, atij i është sekuestruar edhe një pistoletë.
Avdylaj ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”, ku u lëshuan 50 urdhër arreste.
Me nofkën Niçja, Astrit Avdylaj njihet si kreu i bandës së Shijakut ndërsa ndaj tij ka pasur akuza droge, vrasje, prostitucion, por edhe për lidhje të forta politike, së bashku me vëllanë e tij Altin Avdylaj. Rrugëtimi kriminal i Avdylajve ka nisur që në vitet 90′, ku në 1996-ën është vrarë me armë zjarri Dritan Avdyli, kushëriri i parë i Astrit Avdylaj.
Burimi