Tenisti spanjoll i “pamëshirshëm”, Alcaraz mund me spektakël Djokovic në finalen e Wimbledon! (Video)
Carlos Alcaraz ka treguar se do jetë padyshim një nga emrat kryesorë të tenisit botëror për shumë vite me radhë. Spanjolli i talentuar ka mbrojtur sot titullin e fituar në Grand Slam të Wimbelldon, duke triumfuar për të dytin vit radhazi përballë të njëjtit rival, Novak Djokovic, i cili ishte i pamposhtur në këtë turne që nga vitit 2018 para shpërthimit të spanjollit.
21-vjeçari ka treguar se as eksperienca e veteranit Djokovic nuk mund të bënte gjë para shpërthimit dhe forcës së tij, pasi ka fituar 3-0 me sete, duke vënë rrallëherë në diskutim dominimin në këtë duel. Sukseset me shifrat 6-2 në të dy setet e parë bënë të qartë se sa ishte ndryshimi mes dy tenistëve në situatën aktuale.
Në setin e tretë, Djokovic luftoi për të mbetur në garë dhe ia doli që të çonte këtë set në tie-break, për të tentuar mrekullinë. Por Alcaraz ishte i pandalshëm dhe fitoi aty me shifrat 7-4, duke bërë të tijin edhe setin e tretë dhe fitoren e turneut të Wimbelldon.
Kështu, spanjolli u bë lojtari i katërt në histori që në moshën 21-vjeçare ka fituar 4 turne Grand Slam dhe vetëm i dyti pas Roger Federer që ka fituar të katër finalet e para të mëdha në të cilat ka marrë pjesë.
Burimi