“Temperatura shumë të ulëta dhe 10 cm dëborë”, meterologia paralajmëron përkeqësim të motit në fundjavë!

“Temperatura shumë të ulëta dhe 10 cm dëborë”, meterologia paralajmëron përkeqësim të motit në fundjavë!

Pas një jave me mot të qëndrueshëm, fundi i nëntorit do të sjellë edhe përkeqësim të kushteve të atmosferike. Meteorologia Tanja Porja paralajmëron rrebeshe intensive dhe reshje bore deri në 700 metër lartësi. Sipas saj trashësia e borës do të arrijë deri në 10 cm.
“Ndryshon tabloja sinoptike. Përkeqësim i kushteve ndryshojnë kushtet e motit. Rrebeshe në veri gjatë natës, rrebeshe më të pakta në zona qendrore, ndërsa pasdite në të gjithë territorin. Dëborë në 700 m lartësi deri në 10 cm. Intensifikim të reshjeve pasdite reshjet e dëborës do shfaqen në 700 m lartësi kryesisht në veri e verilindje. Era do të jetë me drejtim jugor, pas mesditës me drejtim  verilindor dhe lindor. Termometri shënon tjetër rritje. Temperaturat  4-5 gradë, deri në mbi 13 në vijën bregdetare”, tha ajo për A2 CNN.
Mot kritik me temperatura të ulëta parashikon meteorologia për 3 ditët në vijim në vendin tonë.
“Mot kritik me temperatura shumë të ulëta, disa cm borë në zonat verilindore e lindore. E njëjta situatë edhe të dielën në zonat lindore dhe jugore. Kemi përmbysje të tablosë termike, të shtunën termometri zbret nga 5 në 0 gradë. E njëjta situatë edhe të dielën dhe të hënën kalohet në kushtet e temperaturave të dimrit”, tha ajo.
E njëjta situatë me reshje shiu dhe bore do të jetë edhe në rajon, kryesisht në Kosovë dhe Maqedoninë e veriut. Ndërsa në pjesën më të madhe të Europës do të ketë kthjellim të kushteve të motit.
Burimi