“Të mësosh të mos futesh më në familjet e të tjerëve”, zbulohet çfarë i tha polici punonjësit të ERE para se ta qëllonte
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë që ndodhi ditën e djeshme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Është zbuluar ‘mesazhi’ i Erjon Goxharë drejtuar Florenc Kostës.
“Të mësosh që mos të futesh më në familjet e të tjerëve dhe as ti hash djersën e tjetrit”, i ka thënë autori Erjon Goxhara, viktimës Florenc Kosta.
Sipas informacioneve të Report Tv, referuar këtyre fjalëve, grupi hetimor ka dyshime që Goxhara të ketë abuzuar dhe të jetë përfshirë në afera korruptive përmes shfrytëzimit të detyrës si efektiv policie.
Goxhara kishte dyshime se Florenc Kosta kishte lidhje intime me bashkëshorten e tij. Bashkëshortja e tij gjatë marrjes në pyetje ka pohuar se bashkëshorti e akuzonte për tradhti.
Goxhara ka filmuar Florenc Kostën të shtrirë pasi e qëlloi dhe videon më pas ia ka nis disa personave të familjes, përfshirë edhe gruas së tij.
Pasi ka dërguar videon ai e ka telefonuar duke i kërkuar që ta priste tek rrethi i Shkozës, dhe nga aty ka marrë një taksi dhe për në drejtim të zonës së Dajtit.
Sipas të dhënave rrugës për në zonën e Dajtit një drejtues policie e ka telefonuar duke i kërkuar të dorëzohet por ai ka refuzuar duke i mbyllur telefonin.
Ndër të tjera bashkëshortja e tij ka pranuar se Goxhara e akuzonte për shpërdorim të shumave të mëdha parash të cilat nuk i kishin depozituar në bankë, por i mbanin në banesë.
Burimi