Të dyja pankinat në festë si asnjëherë më parë, shikoni gëzimin e Rumanisë dhe Sllovakisë pas përfundimit të ndeshjes (Video)

Të dyja pankinat në festë si asnjëherë më parë, shikoni gëzimin e Rumanisë dhe Sllovakisë pas përfundimit të ndeshjes (Video)

Sllovakia dhe Rumania u ndanë në “paqe” dhe gjithashtu u kualifikuan të dyja pas barazimit 1-1 që morën ditën e sotme.

Një rezultat që pritej në fakt, dhe u parashikua gjatë gjithë ditës, kjo për shkak se të dy ekipeve u nevojitej vetëm 1 pikë që të mund të kalonin për më tej, Rumania si kryesuese dhe Sllovakia si vend i tretë, në një grup që të gjitha ekipet e mbyllën me 4 pikë.

Pas përfundimit të ndeshjes, si rrallë herë festuan të dyja pankinat, duke bërë që i gjithë stadiumi i Frankfurtit të “shpërthente” nga gëzimi i tifozëve.

Moment Romania players celebrate with supporters after topping Group E.First time nation qualified for knockout stage since 2000 as a sea of yellow processes their huge achievement. ????????????pic.twitter.com/ePljlTtcOj
— Men in Blazers (@MenInBlazers) June 26, 2024

sllovakia rumania “euro 2024”
Burimi