
Takimi i Komandantit të Forcave Amerikane me Ramën, Ambasada e SHBA zbardh diskutimet
👁573
Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate për Europën (SACEUR), Gjenerali Christopher Cavoli, u takua dje me Kryeministrin Edi Rama.
Sipas Ambasadës së SHBA në Tiranë, takimi theksoi lidhjet e forta në fushën e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, përfshirë rolin kyç të Shqipërisë në NATO dhe përpjekjet e përbashkëta ushtarake, të cilat janë jetike për çuarjen përpara të paqes në rajon dhe më gjerë.