
Sulmuesi i kombëtares “vrastar” në zonë, Xhakomo Vrioni realizon golin e 9 në MLS (Video)
👁1447
Xhakomo Vrioni është bërë sërish protagonist në kampionatin amerikan. Sulmuesi shqiptar ka arritur të shënojë golin e vetëm të sfidës për ekipin e tij, në ndeshjen që kishin me Orlando Sitin.
Fatkeqësisht, goli i Vrionit nuk ishte i mjaftueshëm që t’i jepte fitoren të tijve, për shkak se Orlando arriti të fitojë me shifrat 1-3.
Kujtomë se ky është goli numër 9 për 25-vjeçarin në këtë sezon, teksa ka dhuruar edhe 1 asist në 21 sfida të luajtura.
xhakomo vrioni sulmuesi i kombëtares shqiptare mls
Burimi