Sulmet në Bregun Perëndimor, Borrel propozon sanksione ndaj zyrtarëve izraelitë: Do të mbani përgjegjësi!

Sulmet në Bregun Perëndimor, Borrel propozon sanksione ndaj zyrtarëve izraelitë: Do të mbani përgjegjësi!

Shefi i diplomacisë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se do të propozojë sanksione ndaj izraelitëve pas sulmeve ndaj kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor.
Borrel propozoi sanksione një ditë pas sulmit vdekjeprurës në një fshat në Bregun Perëndimor.
“Ditë pas dite, me një pandëshkueshmëri pothuajse totale, kolonët izraelitë nxisin dhunën në Bregun e pushtuar Perëndimor, duke kontribuar në rrezikimin e çdo mundësie për arritjen e paqes. Qeveria izraelite duhet të ndalë menjëherë këto veprime të papranueshme. Do të paraqes një propozim për sanksione të BE-së kundër personave që sulmuan Bregun Perëndimor”, tha Borrell përmes një postimi në X.
Vendimi do të kërkonte miratimin e të 27 shteteve anëtare të bllokut, të cilët janë të ndarë lidhur me konfliktin izraelito-palestinez.
Shtëpia e Bardhë ka dënuar sulmin në Xhit, afër Nablusit, duke e quajtur “të papranueshëm”. Autoritetet palestineze bënë me dije se një palestinez është vrarë dhe një tjetër është plagosur gjatë sulmit.
Dhuna në Bregun Perëndimor, territor palestinez që është në pushtimin e Izraelit që nga viti 1967, është shtuar që nga nisja e luftës në Gazë më 7 tetor mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Që atëherë, qindra palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor nga ushtria izraelite apo kolonët.
Vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor -që sipas ligjit ndërkombëtar konsiderohen të paligjshme -po ashtu janë shtuar në nivel rekord.
Burimi