Sulmet ndaj drejtësisë, SHBA mesazh Metës dhe Berishës: Mosndëshkimi i të korrutuarve s’është më opsion!

Sulmet ndaj drejtësisë, SHBA mesazh Metës dhe Berishës: Mosndëshkimi i të korrutuarve s’është më opsion!

Ky takim vjen pas shumë akuzave dhe sulmeve të një pas njëshme që eksponentë të politikës, si Berisha dhe Meta, kanë bërë ndaj SPAK dhe GJKKO.

Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë theksuar edhe një herë mbështetjen e palëkundur ndaj drejtësisë së re. E ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Kreun e Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Erjon Bani.
SHBA ka kërkuar nga gjyqtarët e GJKKO-së, që të mos bie pre e presioneve të politikës dhe të vijojë punën të pa shqetësuar, për të dhënë drejtësi dhe rikthyer besimin e qytetarëve.
“E ngarkuara me punë Nancy VanHorn u takua me ushtruesin e detyrës së Kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Erjon Bani për të riafirmuar angazhimin e SHBA për të mbështetur luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ata diskutuan rolin kritik të gjykatës në sigurimin e drejtësisë, dhënien fund të mosndëshkimit dhe forcimin e besimit publik, si dhe mundësitë për bashkëpunim të vazhdueshëm për të mbështetur drejtësinë, pavarësinë dhe integritetin në vendimet gjyqësore”, thuhet në postimin në “X” të Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Chargé d’Affaires Nancy VanHorn met with Acting Chair of the First Instance Court Against Corruption and Organized Crime Erjon Bani to reaffirm the U.S. commitment to supporting Albania’s fight against corruptionand organized crime. They discussed the critical role of the court… pic.twitter.com/Jg6Ueu5wZ0
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) December 13, 2024

Ky takim vjen pas shumë akuzave dhe sulmeve të një pas njëshme që eksponentë të politikës, si Berisha dhe Meta, kanë bërë ndaj SPAK dhe GJKKO. Kjo pasi pak ditë më parë Nancy VanHorn, u takua edhe me kryetaren në detyrë të Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Saida Dollani.
Ajo ndau mbështetjen e palëkundur për gjyqtaren Dollani dhe kolegët e saj, të cilët sipas saj, shfaqin guxim të pamasë dhe sakrificë personale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente