Sulmet me armët e SHBA-së, Putin përgatit hakmarrjen: Do godasim Zelenskyn në zyrë
Volodymyr Zelensky
Putin nuk u ndal me kaq por kërcënoi drejtpërdrejtë me shënjestrimin e homologut Ukrainas, Volodymyr Zelensky, me sulme raketor në zyrën e tij në Kiev.
Miliona ukrainas u zgjuan herët këtë të mërkurë nga sirenat e alarmit i njoftuan për sulmin më masiv të kohëve të fundit nga Rusia.
Presidenti Volodymyr Zelensky, konfirmoi se rreth 100 dronë dhe mbi 90 raketa janë lëshuar nga ushtria e Putinit në drejtim të infrastrukturës jetike dhe energjetike në mbarë Ukrainën.
“Në disa rajone ka pasur sulme edhe me bomba thërrmuese që kishin për shënjestër infrastruktura civile”, lexohet në njoftimin e presidentit ukrainas. Mbrojtja ajrore e ushtrisë së Kievit bëri të ditur se ka rrëzuar 79 raketa dhe 35 dronë gjatë natës.
Nga sulmi masiv miliona njerëz në Ukrainë kanë mbetur pa energji elektrike. Gjithashtu është ndërprerë funksionimi i disa impianteve bërthamore.
Presidenti rus, Vladimir Putin, konfirmoi se sulmi masiv ishte një kundërpërgjigje për përdorimin e raketave amerikane dhe britanike me rreze të gjatë veprimi.
“17 objektiva u goditën. Këto janë objektet ushtarake, objektet e industrisë së mbrojtjes dhe sistemet e tyre mbështetëse.
E përsëris edhe një herë: këto sulme nga ana jonë u bënë edhe në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme në territorin rus nga raketat amerikane ATACMS. Siç e kam thënë më shumë se një herë, gjithmonë do të ketë një përgjigje nga ana jonë.
Sa i përket sistemit më të fundit të goditjes hipersonike jo-bërthamore “Oreshnik”, ne u detyruam ta testonim atë në kushte luftarake. U detyruam, siç thashë tashmë, në përgjigje të sulmeve të armëve perëndimore në territorin e rajoneve Bryansk dhe Kursk me raketa ATACMS dhe Storm Shadow”, tha Putin, raporton The Guardian.
Putin nuk u ndal me kaq por kërcënoi drejtpërdrejtë me shënjestrimin e homologut Ukrainas, Volodymyr Zelensky, me sulme raketor në zyrën e tij në Kiev.
“Aktualisht, ministria jonë e mbrojtjes dhe stafi i përgjithshëm i ushtrisë së Rusisë po zgjedhin shënjestrat për t’i goditur në territorin e Ukrainës. Mund të jenë ndërtesa ushtarake, të industrisë së mbrojtjes apo qendrat e vendimmarrjes në Kiev”, u shpreh Presidenti rus.
Putin gjithashtu paralajmëroi prezantimin e armëve të reja, ndërsa konfirmoi se industria ruse prodhon 10 herë më shumë raketa se të gjitha vendet e NATO-s së bashku.volodymyr zelensky putini
Burimi