Stuhia ndërpret sfidën Danimarkë-Gjermani, lojtarët u drejtohen dhomave të zhveshjes (Video)
Ndërpritet ndeshja e raundit të 1/16 mes Gjermanisë dhe Danimarkës. Shkak është bërë një rrufe që ka përfshirë stadiumin e Dortmundit.
Zhurma e fortë që rrufeja shkaktoi alarmoi gjyqtarin anglez Oliver, i cili drejtoi të dyja skuadrat pranë stolave të tyre, ndërkohë që një shi i rrëmbyer filloi menjëherë. Për më tepër shikoni pamjet:
Deri në minutën e 36, ndeshja mes Gjermanisë dhe Danimarkës ishte në barazim 0-0, edhe pse “Pancerat” patën disa raste të pastra për gol.
Në minutën e 4, Shloterbek zhbllokoi shifrat, por pas rishikimit nga VAR goli u anulua për pozicion jashtë loje.
3 minuta më vonë, Kimish lëshoi një predhë, por portieri Shmajkëll bëri heroin duke pritur një super gjuajtje. Ishte sërish Shloterbek, i cili gjuajti me kokë pas një krosi nga këndi, por Shmajkëll bëri një tjetër pritje të mirë.
Në minutën e 10, Rydiger gjeti Haverc me një top të gjatë, ky i fundit gjuajti por Shmajkëll mbajti portën të paprekur.
Në minutën e 13, Musiala gjuajti nga jashtë zonës, por përpjekjes së tij i mungoi saktësia dhe topi shkoi larg shtyllës së majtë.
Burimi