Strakosha lë Premier Leaguen, gati kontrata e re nga klubi grek!
Forma e tij e mirë, sidomos në ndeshjen ndaj Kroacisë, por po ashtu edhe kundër Italisë e në fund përballë Spanjës, ka bërë që interesimi për djalin e ish-kapitenit “kuqezi”, Foto Strakosha, të rritet, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave, klube nga Italia e Greqia po mendojnë të sigurojnë shërbimet e tij.
“Gjigantët” grek, të AEK Athens kanë nisur bisedimet me klubin anglez dhe negociatat janë në rrugën e duhur për të konkretizuar gjithçka me sukses, një lëvizje kjo disi e dyshimtë e nënkampionëve “helenas”, pasi vetëm pak ditë më parë transferuar 32-vjeçarin, Alberto Bringholi, mirëpo duket se drejtuesit e shohin shohin Strakoshën si një portier me më shumë cilësi e janë gati t’i besojnë vendin e titullarit, para portierit italian.
Gjithçka pritet që të qartësohet në ditët e ardhshme, teksa Strakosha do e mirëpriste një transferim në Greqi, aty ku dhe ka lindur e ka hedhur hapat e para të karrierës e do të rikthehej në futbollin “helen”, pas plot 12 vitesh.
Burimi