Sterilizimi, audituesja e KLSH tregon aferat në shëndetësi; “gjaknxehti” Plarent Ndreca manovra për të devijuar dëshminë

Sterilizimi, audituesja e KLSH tregon aferat në shëndetësi; “gjaknxehti” Plarent Ndreca manovra për të devijuar dëshminë

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dëshmor sot se afërt në sistemin e shëndetësisë kapin majat. Në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi ka dëshmuar sot audituesja e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Brunilda Zenelaj, në lidhje me ndërhyrjet kirurgjikale të kryera gjatë vitit 2022, në tre llojet e spitaleve, universitare, rajonale dhe bashkiake.
Sipas Zenelaj, gjatë auditit, ka rezultuar se ka niveli të lartë të deviacioneve, ku për të njëjtën tipologji kirurgjikale përdoren nivele të ndryshme të kompleksitetit të seteve.
Ajo tha se për ndërhyrjet kirurgjikale të kryera gjatë vitit 2022, në tre llojet e spitaleve, universitare, rajonale dhe bashkiake, ka rezultuar se ka përdorim të seteve të ndryshme për të njëjtën tipologji kirurgjikale: “- Në 15 mijë e 339 raste në Spitalet Universitare; – ⁠në 8 mijë e 708 raste në Spitalet Rajonale dhe – ⁠në 55 raste në Spitalet Bashkiake.
Niveli i lartë i deviacioneve, ku për të njëjtën tipologji kirurgjikale përdoren nivele të ndryshme të kompleksitetit të seteve: – 52 % të rasteve në spitalet universitare; – 48.5 % të rasteve në spitalet rajonale
“Kjo tregon mangësitë në përfshirjen e kirurgjive sipas tipologjisë, llojit të seteve, gjë e cila shoqërohet me rritje të shpenzimeve referuar çmimeve sipas kompleksitetit të seteve. Rikonfigurimi i tyre në vitin 2020, nuk ka minimizuar problematikën e evidentuar edhe në auditimin e mëparshëm të kryer nga KLSH”, tha audituesja e KLSH, Zenelaj.
Ndërkohë ka patur edhe një debat mes një prej audituesve të KLSH me nënkryetarin e Komisionit, Plarent Ndreca, i cili ka pasur një replikë lidhur me përfundimin e auditimit por sipas tij pa u rishikuar kontrata koncesionare.
Në mes ka ndërhyrë dhe kryetarja Vokshi.

Pjesë nga debati:

Ndreca: Kontrata ka fuqinë e ligjit, kështu që kjo tregon përse është paguar…
Është konsideruar nga ju si dëm ekonomik rastet e paguara për shërbimet e pakryera?
Likuidimi është bërë për një shërbim të pabërë, ligji për kontabilitetin e ka këtë.
Ndreca: Sa kontrata koncesionare keni audituar?
Audituesja: Nuk kam hetuar kontratën, por buxhetin.
Vokshi: Ajo sheh vetëm nëse është kryer analiza… po të jep përgjigje shumë korrekte
Ndreca: Si keni dalë në përfundimin që kontrata duhet rishikuar?
Audituesja: Nuk kam dalë në përfundime. Kontrata është dokument autorizues për të kaluar në veprim, ndërsa dokumenti financiar është justifikues, pra janë faturat.
Ndreca: Kontrata nuk është e mjaftueshme për ju për të detyruar institucionin për të bërë pagesat?
Likuidimi është bërë në bazë të kontratës por nuk mund të bësh shpenzime për një shërbim të pakryer
Vokshi-Ndrecës: Të mbrosh të pambrojtshmen vetëm ju mund ta bëni.
Ndreca: Thatë se është paguar TVSH, nuk duhet të ishte paguar..
Burimi