Spanja kthehet në Madrid me trofeun e Kampiones së Europës, pritje spektakolare nga tifozët në rrugët e qytetit (Fotot)

Spanja kthehet në Madrid me trofeun e Kampiones së Europës, pritje spektakolare nga tifozët në rrugët e qytetit (Fotot)

Spanja u ngjit në majën e Europës të dielën, teksa në finalen e “EURO 2024” mundi 2-1 Anglinë. Festa te iberikët, totalisht e ligjshme, teksa zgjati për ditë të tëra.
Spanja kaloi e para në avantazh në minutën e 47 të takimit. Aksion i rrufeshëm i spanjollëve të De La Fuentes me Jamal, i cili pasoi për Niko Uilliams, aty ku ky i fundit nuk gaboi duke dërguar topin në rrjetën e mbrojtur nga portieri Pikford.

“3 luanët” barazuan shifrat në minutën e 73. Aksion nga e djathta me Saka, i cili pasoi për Belingam dhe ky i fundit gjeti Palmer. Gjuajtja e lojtarit të sapofutur në fushë u ndal në rrjetë.
Në minutën e 86, Spanja gjeti edhe golin që e ngjiti për herë të 4 në histori në majën e Europës. Aksion i rrufeshëm i spanjollëve në të majtë me Kukureja, i cili pasoi në qendër, ku Ojarzabal devijoi dhe gjen rrjetën e Pikford.

Spanja u shpall për herë të 4-t kampione e Europës, duke parakaluar Gjermaninë dhe vendosur një rekord absolut, ndërsa Anglia mbetet në vend numëro me 0 trofe, duke humbur një tjetër shans pas finales së vitit 2021 ndaj Italisë.
Kthimi i delegacionit, bashkë me lojtarët në tokën spanjolle ka sjellë një festë të madhe në rrugët e Madridit, një pritje mbretërore. Përkrahësit e përfaqësueses rrethuan autobusin e hapur, e më pas u mblodhën në sheshin Cibeles për të mirëpritur lojtarët në shtëpi. Të besuarit e De La Fuentes zhvilluan një europian mjaft pozitiv, teksa ia dolën që të fitojnë të gjitha ndeshjet e mundshme.

 spanja kampionia e europës
Burimi